Dy deputetë të Partisë Socialiste janë dashuruar dhe janë martuar duke qenë deputetë të Partisë Socialiste. Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi u dashruan në një grevë urie para zyrave të qeverisë, kur në pushtet ndodhej Partia Demokratike, sot në opozitë. Kryetari i Partisë Socialiste, atëherë në popozitë, i u shprehu admirim për sakrificën e urisë, por edhe për aktin e “dashurisë partizave” në luftë me sakrificat.

Sot partia Socialiste ka miratuar një kod, Kod i Etikës. Në bazë të nenit 9 të Kodit, o çifti duhet të divorcohet, o kodi duhet të anullohet.

Në nenin 9, aty ku flitet për papajtueshmërinë e lidhjeve familjare në drejtimin e Partisë, në pikën 1 saktësohet se:

“Nuk mund të jenë njëkohësisht në përbërje të së njëjtës strukturë drejtuese (Asamble Socialiste, Asamble Kombëtare) persona që lidhen nga marrëdhëniet: bashkëshortë, prind-bir/ bijë, vëlla motër, vjehërr-dhëndërr/ nuse”.

Të dy anëtarët e çiftit “armik” të Kodit janë anëtarë të Asamblesë së Partisë dhe anëtarë të grupit të deputetëve. O duhet të ndahen, o duhet të lënë postet, o duhet kthyer Kodi.

Ndërkohë në pikën 3 thuhet se parimi i konfliktit të interesit mes bashkëshortëve është i vlefshëm edhe në grupin parlamentar.

Po të aplikohet ky Kod në Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI- aleate në qeverisje) kryetari Ilir meta dhe deputetja Kryemadhi, çift, duhet të largohen nga drejtimi i Partisë.

Gjatë Luftës së Dytë, ku doli fitimtare Partia Komuniste, disa partizanë u pushkatuan sepse u perceptua dashuria mes tyre. Njëra prej tyre ishte edhe udhëheqëse e Partisë, Gjebrea, u pushkatua sepse u dashrua me një udhëheqës tjetër adoleshent.