(Foto: Megyn Kelly)

Matt Drudge ka një shkrim ekskluziv mbi prezantuesen e Fox News-it, Megyn Kelly- sipas Breitbart News.

CNN e kërkon atë por pa i dhënë shumën prej 20 milion dollarë që ajo merr te Fox-i.

Një burim i marrë nga Drudge thotë se CNN i ofron Kelly-t – të cilës i mbaron kontrata me Fox News në fund  të korrikut – një shpëtim nga konfliktet e ashpra të personalitetit në perandorinë mediatike të Fox-it, më shumë transmetim ndërkombëtar dhe ndoshta edhe mundësinë për të luajtur një rol kryesor në një film të kompanisë Warner Bros, e cila është pjesë e perandorisë mediatike Time Warder në të cilin bën pjesë edhe CNN.

Dudge shkruan:  Presidenti i CNN, Jeff Zucker është i interesuar personalisht që ylli i Fox-it të bëjë prezantimin e orës 8 ose 9 në rrjetin e tij. Ka mundësi që Kelly të pranojë.

“Ai po lëviz malet për ta pasur atë”, shpjegon një nga krerët brenda rrjetit. “Vetëm paratë kanë dalë pengesë. Thjesht ai s’mund ta paguajë atë 20 milion dollarë, aq sa e paguan Fox-i.”

/ Veritas.com.al/