Nga: Dr. Tritan Kalo/

Ju kemi informuar dhe kurrë nuk do të lodhemi duke ju informuar….EKIPI punëmadh e fjalëpak i Shërbimit të Sëmundjeve Infektive po ju gjendet pranë në çdo minutë të ditës….

QËNDRONI në shtëpi dhe respektoni rregullat e distancimit social, për t’i ngadalësuar vrullin e përhapjes Covid-19….Pak ose më mirë ASPAK POLITIKË e POLITIZIM të gjithshkaje….KOHA lyp vetëm e vetëm bashkëveprim dhe bashkëpunim, për të kapërcyer me sa më pak humbje njerëzorE këtë “flamë botërore”…..

SHUPLAKAT tona ndaj sistemit apo politqenërve të këtyre 30 viteve DEMON-KRACI, do të kemi mundësi t’i përdorim që në zgjedhjet më të afërta…..NË NDËRKOHË më shumë dashuri e respekt për njeri tjetrin…..SA MË PAK DASI në mendimet dhe në qëndrimet tona, përkundrejt armikut të përbashkët, tinzarit Covid-19…..

PAS FITORES së kësaj beteje, shpresoj dhe uroj që të kemi vullnetin dhe dëshirën për të bërë ndryshimet e duhura në këtë sistem të dështuar, që nga mënyra e instalimit të tij po ashtu edhe përgjatë 30 viteve të një tranzicioni asfiksues, për burimet njerzore, natyrore dhe zhvillimore të Nënlokes Shqipëri….PUNË, PËRKUSHTIM e PROFESIONALIZËM nga kushdo dhe kudo….

E vetmja PPP dobiprurëse për kapërcimin e kësaj situate….OPTIMIZMI ynë kërkon mbështetjen dhe mirëkuptimin nga të gjithë ju….SË BASHKU do tia dalim!!!”

VERITAS.COM.AL/