Shefja e Survejancës së ISHP-së, Eugena Tomini deklaroi se vendi ynë është larg imunitetit të tufës përballë pandemisë së koronavirusit.

Në një intervistë për ‘News24’ Tomini tha se këto ditët e fundit është vënë re një tendencë në rritje të rasteve me COVID. Duke u ndalur tek masat anti-covid të vendosura nga qeveria para festave të fundivitit, Tomini tha se efektet e këtyre masave do të shihen në javët në vijim.

“Edhe nga të dhënat e deklaratat e MSH-së, ju keni vënë re që kemi një tendencë në rritje të rasteve pozitive. Që pas fillimit të kësaj jave kemi pasur tendencë në rritje. Situata është në alert, pasi kemi transmetime. Efekti i masave ndërhyrëse në periudhën para festave, efektin e jep për një periudhë 2-3 javësh, ndonëse mund të kemi kryer organizime jashtë orës policore. Efekti do të shihet në javët në vijim. S’ka asnjë plan veprimi sa i takon uljes apo ngritje së testimeve. Aktualisht ky element është vënë re që nga tetori. Ka një tendencë në rritje javë pas jave. Nuk është asgjë e programuar. Është e lidhur gjithçka nga hetimi. Ka oscilacione për ditët e pushimit, ka vatra dhe mikrovatra, që reflektojnë në numrin e testimit. Sa i përket mortalitetit mbetet në të njëjtat vlera. Javët e fundit ka një tendencë të uljes së rasteve të vdekjes. Vetëm 1 përqind e totalit pozitiv kërkojnë trajtim reanimator. Imuniteti i tufës do të ishte kënaqësi për të gjithë, do ishte arritje. Pandemia po vijon me valë të saj, me një intensitet ku transmetueshmëria është e lartë. Jemi larg imunitetit të tufës, pavarësisht transmetueshmërisë së lartë.”, -tha Tomini.

https://youtu.be/sDhYX61fTG8