Është pyetja që gjithkush ka kërkuar që kur Cristiano Ronaldo u akuzua për përdhunim: përse Kathryn Mayorga priti nëntë vjet për të denoncuar faktin publikisht? Për t’i dhënë përgjigje pyetjes është e përditshmja portugeze Correio da Manha,marrë nga Dagospia. Sipas asaj që është zbuluar, pas marrëveshjes së konfidencialitetit të nënshkruar nga sulmuesi i Juventusit dhe Mayorges do të jetë klubi i futbollit te Real Madridit.

Ekipi spanjoll, për të shmangur pasojat negative që do të kishte provokuar dalja e skandalit në imazhin e klubit, kishte vendosur të paguante 375 mijë dollarë për heshtjen e modeles. Pas nëntë vjetësh, me transferimin e kampionit nga Real Madridi te Juventus,ka mbetur një më pak  njëri  nga kontraktuesit e paktit, pikërisht Reali. Pra, avokatët e gruas do të kenë trokitur në derën e klubit në Torino, duke kërkuar një marrëveshje të re dhe para të tjera.

Por Juventusi do të kishte refuzuar të paguante më shumë para, kështu që avokatët e Mayorgas kishin zbuluar historinë. Përsëri në Dagospia lexojmë se ndryshimi në pikëpamje mbi çështjen do të ishte në origjinën e fundit të marrëdhënies midis Beppe Marotta-s dhe klubit.

Veritas.com.al/

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.