Lajmi që bëri më shumë bujë paraditen e sotme ishte sekuestrimi i pasurisë së biznesmenit të njohur në fushën e medias Ylli Ndroqi.

SPAK e ka marrë këtë vendim pasi Ndroqi akuzohet se pasuria e tij ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe se këto të arhudra janë përfituar nga veprimtaria që ai ka patur në vendin tonë, Turqi si dhe Itali.

Konkretisht SPAK, thotë se ekziston një dyshim i arsyeshëm se Ndroqi, alias Xhemal Pasmaçiu, ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale, e po ashtu, është arrestuar më 1998 në Stamboll bashkë me disa shtetas të tjerë.

SPAK ka dërguar gjurmët e gishtave për krahasim në Stamboll dhe është konfirmuar se  Ylli Bahri NDROQI, i datëlindjes 11.03.1965, lindur dhe banues në Tiranë, është i njëjti person me Xhemail (Xhemal) PASMACIU (PASMAÇIU), i arrestuar në Turqi. Pasuria e sekuestruar e Ndroqit, përfshin edhe 60% të kuotave në televizionin “Ora Neës”, një sërë apartamentesh, makinash e kompanish të tjera në emër të tij ose të familjarëve.

Ndërkohe mënjeherë pas këtij lajmi, Ndroqi është shfaqur në ambientet e drejtorisë së Policisë në Tiranë, i shoqëruar nga efektivët e FNSH dhe të RENEAS.

Ai nuk duket aspak i shqetësuar por ka vënë buzën në gaz edhe pse tashmë 26 pasuritë e tij do të sekuestrohen.