Faad Mitri u gjet sot i shtrië në rrugë, afër aeroprtit të Rinasit në Tiranë, i larë në gjak. Ky është një biznesmen libanez, me shtetësi amerikane. Prej tre vjetësh opertonte në fushën e ndërtimeve në Shqipëri dhe tashme ishte angazhuar në ndërtimin e një resorti turistik në Gjirin e Lalzit, ku po investon një shumë prej 1.5 miliardë Euro. Gjiri i Lalzit tashmë është bërë i njohur sa për bukuritë e tij si një nga pjesët më tërheqëse të Detit Adriatik, aq edhe për një fenomen politik që është quajtur “darka me ngjala”.

“Legjenda” e ngjalave ka lindur pas takimit të kryeministrit të tanishëm Edi Rama, me kryetarin e tanishëm të Kuvendit, Ilir Meta. Meta ishte në koalicion me Partinë Demokratike; por pikërisht këtu në Gjirin e Lalzit, në vilën e tij, Meta shtroi një darkë me ngjala dhe tradhëtoi koalicionin me të djathtën.

Edhe “thembra e Akilit” pse një biznesmen amerina u rrah për vdekje, kuptohet që është “Lalzi i Ngjalave”. Por kësaj here akoma nuk kemi prova se është rrahur politikisht. Arsye politike mund të jetë veç sfida që duan t’i bëjnë disa shefa shteti politikës së SHBA kundër krimit në Shqipëri.

Sidoqoftë, krimi që ndodhi sot ka tronditur në masë klasën e biznesmenëve. Faad Mitri po udhëtonte me makinë në rrugën drejt Rinasit kur një makinë me katër përsona në bord e ka përplasur dhe pastaj e kanë ndaluar. Biznesmenin e kanë rrahur egërisht, po këhtu edhe shoferin e tij. Më në fund e kanë kërcënuar: ““Ik nga Shqipëria ose ndërprit punimet”.

 

Policia ka njoftua mbasdite se për çështjen janë shoqëruar 9 persona të dyshuar, në Tiranë dhe në Durrës. Këta po merren në pyetje rreth ngjarjes.

Gjithashtu, deri më tani ka reaguar kryetari i Partisë Demokratiike (në opozitë) Lulzim Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dënuar ashpër dhunimin e biznesmenit libanez me shtetësi amerikane, që po investon në vendin tonë një shumë që nuk është njohur deri më sot në fushën e investimeve.

Kreu i demokratëve shkruan në Facebook se biznesmeni i huaj është dhunuar nga bandat e Kryeministrit Edi Rama që po drejtojnë vendin.