60 epidemiologë dhe mjekë të dy spitaleve COVID 1 dhe 2 janë planifikuar që të injektojnë vaksinën anti-COVID në ditën e dytë të procesit të vaksinimit që ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Sipas shefes së Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP deri më tani nga 50 personat që e kanë injektuar vaksinën ditën e parë  nuk kanë asnjë shqetësim apo efekt anësor.

“Vaksina ka efekte anësore të cilat shfaqen zakonisht pas dozës së dytë, efektet anësore të vaksinës janë një temperaturë që mund të shkoje deri në 38, dhimbje muskulore, dhimbje kyçesh, dobësi. Zakonisht këto simptoma zgjasin vetëm dy dite ose një dite e gjysmë. Nuk shoqërohen as me kollë as me shenja të tjera që ka COVID”.

Ekspertet thonë se mbrojtja krijohet që me dozën e parë, por deri atëherë duhet bërë kujdes.

“Mbrojtja më e lartë është pas dozës së dytë, megjithëse kemi një mbrojtje 70 deri në 80% pas dozës se parë fillim i mbrojtjes fillon pas javës së parë”.

Shqipëria ka përcaktuar që do të kryej vaksinimin me skenarin e dy dozave me 3 javë ndërmjet njëra- tjetrës.

“Ne po i ruajmë këto doza për të vaksinuar personat qe i kemi vaksinuar njerëzit do vaksinohen me dy doza dhe dozat e i kemi të ruajtura për këta persona që të kenë mbrojte të plotë”.

Vaksina ka ende pikëpyetje mbi efektin që do të ketë në parandalim e kalimit të virusit nga një person tek tjetri.

“Vaksinimi sot njihet në lidhje me parandalimin e vdekshmërisë dhe peshën në spitale, aktualisht nuk kemi të dhëna të sakta ne lidhje me transmetueshmërinë, pra sa e ndalojnë transmetueshmerinë në publik”.

Por kush mund ta bëj e kush jo këtë vaksinë?

“Personat e që kanë kaluar COVID mund ta injektojnë vaksinën sepse e para nuk e dinë nivelin e  mbrojtjes dhe ne se dimë sa të mbrojnë këto kundërtrupa. Njerëz që kanë alergji nga produktet kozmetike merren në konsideratë, personat që kanë sëmundje autoimune që nuk kanë kundër ndikim për vaksinimin, por ajo që dua të them numri i tyre gjatë provave ka qenë më i ulët”

Vaksinat anti-COVID po mbahen në kushtet e ngrirjes në Institutin e Shëndetit Publik. Ajo transportohet në mjediset e stadiumit ku po kryhet procesi në temperaturën plus dy deri në plus tetë gradë. Pas hapjes se flakonit ai reziston deri në 2 orë në temperaturën e ambientit dhe 5 orë nëse ruhet në kishte frigoriferike plus 2 plus 8 gradë.

VERITAS.COM.AL