Dom Ernest Troshani është i dyti që Papa shpall kardinal mes jezuitëve katolikë shqiptarë; i dyti pas Dom Ernest Koliqit.

Papa Françesku ka shpallur sot 17 kardinalë, mes të cilëve priftin shqiptar Dom Ernest Troshanin; lajmi i mirë u përhap në gjithë botën. Papa u përlot para vuajtjeve të Troshanit gjatë periudhës së komunizmit, dy vite më parë, në 21 shtator 2014, Dom Ernest Troshani i tregoi Papës për vuajtjet e tij në burgjet e regjimit komunist; dhe papa u përlot nga tregimi. Momenti i fundit, ose “pika e ujit në gotë të mbushur” ishte momenti kur Dom Ernest Troshani ngriti meshë për presidentin amerikan John Kennedi në ditën e varrimit të tij.

Në hierarkinë e titujve të Kishës Katolike, ky është një titull nderi, dedikuar për dëshminë e jetës së tij të Krishtere. Por kardinali më i ri, nuk mund të marrë pjesë në konklavë dhe nuk mund të votojë; dhe kjo për shkak të moshës së madhe.

Nga 17 kardinalët nga disa vende te Botës që u u shpallën sot, vetëm 13 prej tyre kanë të drejtën e konklavës dhe të votës

Në fillim të Nëntorit, më datën 5 të muajit, Papa Francesku do të inaugurojë Lumtunimin e 38 martirëve jezuitë katolik shqiptarë.

Menjëherë pas lajmit nga Vatikani, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani; dhe kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, përshëndetën vendimin e Atit të Shenjtë që i dha emrin “kardinal” Dom Ernest Troshani dhe një kardinal të dytë kombit shqiptar.