Nga Paolo Becchi *

Në dyzet zgjedhjet e fundit të gjysmë-mandatit për rinovimin e Dhomës së Përfaqësuesve, Presidenti në detyrë ka humbur tridhjetë e shtatë. Është sistemi i përsosur i peshave dhe kunderpeshave institucionale të parashikuara nga Kushtetuta Amerikane,qe pas më shumë se dyqind viteve jetë,demonstron se funksionon si në synimet e Konstituesve. Dy rastet e fundit në të cilat banori i Shtëpisë së Bardhë ka fituar  zgjedhjet e gjysem mandatit janë ato që u mbajten pas vrasjes së Kennedy-t dhe pas 11 shtatorit, pra në situata të jashtëzakonshme ne te cilat votuesit kanë ndjerë nevojën – per motive patriotike – për të mbështetur partinë në pushtet.

Duke lexuar të dhënat e zgjedhjeve afatmesme,republikanët – si në parashikimet – humbin Dhomën, por përforcojnë maxhorancën e Senatit Federal, duke konfirmuar per momentin 51 senatorë nga 100, të gjitha në linjë me politikën e Presidentit (mungojne akoma pak vende për tu dhene, kështu që avantazhi republikan mund të rritet). Nuk është rastësi ne fakt që fushata elektorale  e kryer personalisht nga Donald Trump ka favorizuar zgjedhjen e atyre senatorëve në balance,ndër të cilet i fuqishmi Ted Cruz në Teksas,qe nga tani i detyrohen Presidentit pjesën tjetër të karrierës së tyre politike. Me veçantinë se në njëqind e pesë vjetët e historisë amerikane, vetëm pesë herë partia e presidentit ka arritur një perforcim në Senat në zgjedhjet e mesit të mandatit. Përsa I perket rezultatit për Dhomën, demokratët nuk kanë sterfituar me valen blu per te cilen  kishin folur sondazhet në prag te zgjedhjeve, në fakt moren afërsisht të njëjtin numër të vendeve që kishin deri dje republikanët (mungojne ende të dhënat përfundimtare të disa kolegjeve njëemërore në Shtetet kyçe).

Trump duhej të shpëtonte Senatin dhe ja arriti. Arsyet, përveç që janë praktike, janë mbi të gjitha politike. Në dy vitet e fundit, Partia Demokratike vazhdimisht ka frikësuar me impeachment ndaj Presidentit pa asnjë mundësi për ta kryer atë, sepse deri vonë, republikanët kishin shumicën në të dyja degët e Kongresit. Tani, pasi Demokratët kanë fituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ata do të jenë në gjendje të fillojnë hetime më të detajuara në Russiagate dhe të sjellin kërkesëpadi në gjykatë. Shumica që ta miratojë atë është atje, edhe nëse nga pikëpamja politike do të ishte vërtet e vështirë të mbështetej një inkriminim kundër Presidentit. Do të ishte me të vërtetë një fitore e Pirros. Për të marrë një vlerë ligjore të detyrueshme – që do të nënkuptonte dorëheqjen e Presidentit – nevojitet ratifikimi nga Senati, ku pra republikanët kanë një shumicë të qëndrueshme dhe keshtu do ta refuzonin kërkesën. Por figura politike gjithashtu nënvizon një aspekt tjetër, politikën e jashtme. Traktatet ndërkombëtare, sipas Kushtetutës Amerikane, ratifikohen vetëm nga Senati federal, kështu që Trump do të vazhdojë të ketë duart e tij të lira sidomos në marrëdhëniet politike dhe ekonomike me Bashkimin Evropian dhe me shtetet individuale që janë pjesë e saj, pa qenë përgjegjëse ndaj shumicës demokrate në Dhomë e cila, në çështjet e politikës së jashtme, nuk ka fuqi të ratifikimit. Kjo do të kërkojë vazhdimin e çmontimit të globalizimit të iniciuar nga Presidenti amerikan menjëherë pas zgjedhjes së tij. Kjo nuk është pak. Sigurisht, Presidenti do të duhet të pajtohet me demokratët mbi politikën ekonomike dhe të emigracionit, por më së shumti është bërë. Tronditja e fortë fiskale në favor të kompanive tashmë është miratuar, si dhe rritja e pagave dhe shtrengimi ndaj emigrantëve. Do ti takoje te akordojë mbi murin në kufi me Meksikën dhe tarifat, por pragmatizmi presidencial sigurisht do të gjejë shesh edhe për këto çështje.
Elementi i fundit me interes të madh është harta e votimit në funksion të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.Shtetet vendimtare për zgjedhjet në Shtëpinë e Bardhë janë – tashme për disa dekada ne keto vende – Ohio, Pennsylvania dhe Florida, ku dje republikanët morën më shumë vota se demokratët. Sistemi zgjedhor për zgjedhjen e Presidentit cakton të gjithë zgjedhësit e mëdhenj qe i perkasin secilit shtet kandidatit që merr shumicën e vetme relative të votës popullore, jo në nivel kombëtar, por për secilin shtet individual. Nëse dje do te ishte votuar edhe për zgjedhjet presidenciale, Trump do të rikonfirmohej në Shtëpinë e Bardhë me një numër të konsiderueshëm zgjedhësish të mëdhenj. Pra kush sot flet për fitoren e Partisë Demokratike dhe ridimensionimin e Trump, përveçse nuk di të lexojë numrat, dëshmon se nuk ka kuptuar asgjë.

*Paolo Becchi, fiolozof italian

Vdritas.com.al/

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.