Kandidati republikan Trump, kryeson mbi Hillary Clinton me një pikë përpara, sipas sondazhit kombëtar të kryer ngë ABC News dhe Washington Post. Lajmi ëhstë dhënë para pak minutave nga Breitbart News.

Donald Trump ka fituar mbështetjen e 46 per qind të votuesve të mundshëm, ndërsa Clinton vetëm 45 për qind. Kandidati Libertian, Gary Johnson ka tre për qind të mbështetësve dhe Jill Stein e të Gjelbërve ka vetëm dy për qind.

Që të Premten, Clinton ka humbur 7 pikë mes votuesve që janë entuziastë për kandidaturën e saj. Ndërsa, e matur përqindja e votuesve entuziastë ndaj Donald Trump, kandidati republikan Trump ndodhet tetë pikë në avantazh ndaj Clinton

ABC News bën me dije se Trump teknikisht është në avantazh me vetëm 0.7 pikë po të krahasohet me momentin kur ishte Romney (kandidat republikan) në vitin 2012 para se të humbte para presidentit Obama.

“Duke marrë parasysh shifrat me qëllime ilustrimi, vetëm shtatë të dhjetat përqind e pikëve i ndajnë ata”, sipas njoftimit të ABC News.