Presidenti Donald Trump ka përqeshur senatorin Mitt Romney duke e quajtur ‘gomar’ ditën e shtune pas dështimit të kritikave ndaj Trump të kandidatit presidencial Republikan

“Mitt Romney kurrë nuk ka ditur të fitojë. Ai është një ‘gomar’ i pompuar, i cili ka luftuar kundër meje që në fillim”, shkroi Trump në twitter.

Trump kujton se Romney i është lutur që ta emërojë si Sekretar i Shtetit dhe më vonë iu lut përsëri presidentit Trump që ta mbështeste kur ndodhej në fushatë për Senatin”.

Javët e fundit, Romney ka shprehur me zë pakanaqësitë e tij rreth thirrjes publike të Trump për të hetuar Kinën dhe Ukrainën mbi ish zëvendës presidentin Joe Biden dhe të birin, Hunter Biden për korrupsion.

“Dikush iu lut të zgjohej Mitt Romney dhe i tha se biseda ime me presidentin Ukrainas ishte një bisedë e pëlqyeshme dhe e përshtatshme, dhe se deklarata ime mbi Kinën ishte jo politike”, shkruan Trump në twitter.

Veritas.com.al/