Media ka mundur që të zbulojë disa prej pyetjeve që prokuroët e Belgjikës i bënë Lulzim Bashës gjatë seancës në Gjykatën e Krimeve të rënda në Tiranë, sipas Pamflet

Prokurorët belgë nga frika e pazareve Rama-Basha, e pyetën vetë në Tiranë liderin e opozitës. Ai u pyet se kush ia kishte dhënë informacionin për “tranzitimin” e parave.

Pyetja më e nxehtë që “përvëloi” Bashën ishte: “Keni lidhje shoqërore apo farefisnore me personat Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo e Driton Hakaj.

 Ka qenë ndonjë nga këta persona sponsorë të PD apo zyrtarë shtetërorë gjatë kohës kur PD, drejtonte qeverinë?!”

Blerësit e “Toyota Yaris” kushurinjtë Vladi sponsorizuan “çadrën” e Bashës më 2017 dhe kreu i PD i ftoi në zyrën e tij, duke bërë një “set” të fortë fotosh me ta

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur kreun e PD Lulzim Basha për të dëshmuar para prokurorëve belgë, mbi dosjen “Toyota Yaris” që ka të bëjë me “tranzitimin” e të paktën 3.4 milionë eurove.

Belgët janë vënë në dijeni në rrugë informale, se i pari që ka dhënë informacion për këtë çështje në sallën e parlamentit shqiptar, ka qenë deputeti dhe kryetari i PD Lulzim Basha.

Nisur nga kjo situatë, prokurorët belgë kanë kërkuar nëpërmjet një fletëporosie që prokuroria dhe policia shqiptare të marrin në pyetje Lulzim Bashën për llogari të tyre.

Por nga fillimi i qershorit të këtij viti, referuar dhe informacioneve të reja që disponojnë deri më tani, belgët ndryshuan strategji, duke zgjedhur të mos ia lenë hetimin e tyre palës shqiptare nga frika e pazareve Rama-Basha, por të udhëtojnë vetë në Shqipëri, për të marrë në pyetje Bashën.

Por gjithë problemin e kanë ngatërruar akuzat e ndërsjella mes opozitës dhe mazhorancës për “pronësinë” e këtyre parave, ardhja e të cilave në Shqipëri u dekonspirua nga kreu i PD.

Nëse Basha akuzonte kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla si destinacioni fundor i këtyre parave për t’i pastruar në Shqipëri, faktet e tjera më pas treguan se “Tayota Yaris” është blerë nga kushërinjtë Vladi dhe ata ishin destinacioni i fundit i parave.

Përplasja politike nxori në pah faktin se kushërinjtë Vladi kishin sponsorizuar “çadrën” e Bashës në pranverën e vitit 2017, dhe për më tepër kreu i PD i kishte ftuar në zyrën e tij, duke bërë një “set” të fortë fotosh me ta.

Pikërisht për këto pista ka qëndruar Basha me “njërën këmbë” përballë prokurorëve belgë për rreth 90 minuta, për të dhënë përgjigje për faktin se si u informua për sasinë prej 3,4 milionë Euro në makinën tip Toyota Yaris, cilat ishin informacionet ekzakte dhe kush ishte burimi i këtij informacioni dhe konkretisht kush ishte personi që ia dha këtë informacion.

Dhe pyetja më e nxehtë që “përvëloi” Bashën ka qenë pyetje nëse ka lidhje shoqërore apo farefisnore Lulzim Basha me personat Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj dhe ka qenë ndonjë nga këto persona sponsorë të PD apo zyrtarë shtetërorë gjatë kohës kur PD, drejtonte qeverinë?.

 

Ia vlen të theksojmë se emrat e përmendur në pyetjet ndaj Bashës nga prokurorët belgë, janë pikërisht personat që po verifikohen në Belgjikë, si Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.

Kjo e ka rënduar shumë situatën e Bashës, duke e kthyer nga akuzues në të akuzuar dhe është i detyruar të përballet me dy mundësi: ose të mbajë për vetë tërë akuzën, ose të nxjerrë njeriun që i dha informacionin paraprak për ardhjen në Shqipëri të parave përmes “Tayota Yaris”.

Shitësi i kësaj makine është identifikuar në Belgjikë dhe është marrë në pyetje nga autoritet e këtij vendi, i cili ka pohuar se nuk e njihte më parë personin që ia ka shitur makinën, pasi fillimisht kontakti me klientit është bërë nëpërmjet internetit.

Për këtë çështje dy prokurorë shqiptarë, kanë shkuar në muajin dhjetor 2018 në Belgjikë duke marrë kontakt me palën belge dhe kanë kërkuar informacion mbi lëvizjet e dy kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi.

Hetuesit kanë marrë të dhëna edhe për sa i përket aktivitet kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit në Blegjikë, ku sipas përgjigjes nga policia e këtij vendi thuhet se ata s’janë proceduar ndonjëherë në Belgjikë për asnjë vepër penale.

Por ndryshe nga sa thonë autoritet belge, Elvis Vladi, tre vite më parë është arrestuar në Londër për përfshirje në një grup kriminal i specializuar në trafikun e kokainës. Emri i Elvis Vladit është pjesë e një dosje gjyqësore për një grup të organizuar kriminal shqiptarësh të përfshirë të tregtinë e kokainës.

Ky grup kriminal në vitin 2016 do të dënohej me një total dënimesh prej 50 vite burg. Nga ana tjetër prokurorët kanë dyshime të forta se makina “Toyota Yaris“ është blerë nga Alfred Vladi dhe më pas në dyert e makinës është fshehur sasia e parave prej 3.4 milion euro, duke u nisur me pas në Shqipëri së bashku me 7 automjete të tjera që ishin ngarkuar në një kamion tip “Bizar”.

I pari që nxori emrin e Alfred Vladit në prokurori ishte Alban Mollaymeri. I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime Alban Mollaymeri deklaron se ka një aktivitet privat servis për makina. Ai deklaron se disa muaj më parë ka porositur disa makina të tipit “Toyota”, nëpërmjet njeriut të tij që quhet Alfred Vladi nga Tirana.

Këto makina ai së bashku me Alfredin ai i gjente në internet dhe Alfredi i porositi jashtë Shqipërisë. Këto makina që kishin porositur kanë ardhur dhe ai ka shkuar në Durrës, për të bërë zhdoganimin e tyre.

Nga këqyrja e telefonave të këtij personi ka rezultuar se Mollaymeri ka komunikuarme Alfred Vladin, menjëherë sapo është vendosur bllokimi i automjeteve. Ndërkohë që Mollaymeri, në këtë rast ka pohuar se nuk ka qenë ai porositësi i makinave por Alfred Vladi.

Tashmë mbetet në dorën e prokurorisë belge të zbardhë faktet e rënda për Lulzim Bashën.

VERITAS.COM.AL/