Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar kërkesën e kreut të SPAK, Arben Kraja, për transferimin e përkohshëm të prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Prençi në këtë strukturë.

SPAK kishte nisur punë me 8 anëtarë, ndërkohë që në dispozitat ligjore që buronin nga Reforma në Drejtësi thuhej se duhet të kishte minimumi 10 anëtarë. Të dy prokurorët ishin transferuar nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Tiranës, por tashmë do të jenë, të paktën përkohësisht, pjesë e Prokurorisë së Posaçme.

Transferimi i tyre u miratua me 9 vota pro dhe 1 kundër.

Veritas.com.al/