Koncepti i të bukurës është kthyer në një arketip për shoqërinë tonë. E bukura gjithmonë të tërheq dhe përpara saj çdo kush dorëzohet, pikërisht janë instiktet që e udhëheqin dhe e drejtojnë individin drejt saj. Përpjekjet e vazhdueshme drejt të bukurës do të vazhdojnë derisa individi të pranoj pamjen e tij fizike. Kostoja që njerzit shpenzojnë duke realizuar ndërhyrje të thelluara estetike shpeshherë e kam përkthyer si nevojë të dukshme për të kompensuar ndenjat e theksuara të inferioritetit. Mungesa e pranimit të vetes dhe nevoja për të zhvilluar superioritet me pamjen fizike. Sipas studimeve të shumta në vënde të ndryshme të botës, njerëzit e bukur priren të shihen me ‘’syze rozë’’si të mëncur, të aftë dhe social. A mjafton vetëm ky paragjykim pozitiv? Madje mbetet për të theksuar që edhe prindërit janë më të predispozuar ndaj fëmijës më të bukur. Duke analizuar kulturën tonë një femër e bukur shihet me nivele të larta kriticizmi ndoshta sepse shoqëria shqiptare i ka të brëndësuara komplekset e inferioritetit. Një femër e bukur perceptohet në mënyrë sipërfaqsore dhe si një objekt gjahu për çdo mashkull. Duke u bazuar në situatat profesionale do të ndodh gjithmonë që një femër të vlerësohet për pamjen fizike se sa aftësinë profesionale. Individët me vetvlerësim të ulët dhe me vetëvlerësim të ulët do të priren gjithmonë të sulmojnë pasi ankthi kronik që ata përjetojnë do jetë i vazhdueshëm. Ndaj e bukura shpeshherë shkakton edhe gjëndje distresi psikologjik pasi një individ që nuk i plotëson standartet estestike gjithmonë do të priret të dëmtoj funksionimin e përditshëm e tjetrit. Mirqënia fizike asnjëherë nuk do të përthyhet në mirëqënie psikologjike. Format e reagimeve ndaj saj që e perceptojmë të bukur janë nga më të ndryshmet. Mënyra se si vetperceptohet individi dhe si e shohin të tjerët është një proçes psikologjik që do të shkaktojë një zhvillim të shëndetshëm ose jo të psikikës. Ne duhet të analizojmë efektet që e shoqërojnë thjesht të qënit e bukur. Përpjekjet e vazhdueshme që bëhen për të ndjekur moden çdo kush ka nevojë të jetë unik në stilin e tij. Veçantia e të bukurës qëndron e lidhur ngushtë me personalitetin. Në këndvështrimin personal tendenca për të qënë identik si një figurë e njohur do të bëjë çdo kënd të humbasi individualitetin dhe lirinë personale. Një individ e ka vetë veten në dorë për të evituar problemet fizike dhe psikologjike që mund të shkaktoj ndekja me fanatizëm e modës.