Administrata Trump dëshiron të luftojë “turizmin e lindjeve”: familje që udhëtojnë posaçërisht në SH.B.A. për të lindur fëmijën e tyre atje dhe kështu marrin shtetësinë Amerikane
Nga: Roberto Vivaldelli /
Departamenti i Shtetit i SHBA dje ka zbuluar rregulla të reja që mund të vështirësojnë udhëtimin në Shtetet e Bashkuara për gratë shtatzëna të huaja që zotërojne viza turistike (B-1, B-2), duke cituar probleme te sigurisë.
Rregullat e reja,që do të hyjnë në fuqi sot, janë një përpjekje për të shtypur praktikën e “turizmit të lindjeve” në mënyrë që të marrin shtetësinë amerikane për foshnjat qe lindin në tokën e SHBA. Sipas administratës Trump, ky ishte një hendek i dukshëm në legjislacionin aktual që duhej të korrigjohej: “Kjo masë – tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham – do të mbrojë Shtetet e Bashkuara nga rreziqet për sigurinë kombëtare të gjeneruara nga kjo praktikë“. Përveç kësaj, ” do të mbrojë gjithashtu taksapaguesit amerikanë nga paratë e marra prej tyre për të financuar kostot direkte të lidhura me turizmin e lindjeve. Integriteti i shtetësisë amerikane – ka shtuar pastaj – duhet të mbrohet”.
Siç ka shpjeguar Departamenti i Shtetit, “rregulli adreson shqetësimet në lidhje me rreziqet që lidhen me këtë aktivitet ndaj sigurisë kombëtare dhe zbatimit të ligjit, përfshirë aktivitetet kriminale të lidhura me industrinë e turizmit të lindjeve, të cilat pasqyrohen në procedimet gjyqesore federale të individëve dhe subjekteve të përfshira në këtë praktikë. ”Qendra për Studime të Emigracionit, një grup konservator që kërkon ligje më të rrepta të temes se emigracionit,ka vlerësuar se 33,000 fëmijë kanë lindur vitin e kaluar nga gra të ardhura në SHBA me vizë turistike .
Administrata Amerikane dëshiron kështu të frenojë të huajt që kërkojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara për të garantuar shtetësine amerikane automatikisht dhe të përhershme për fëmijët e lindur në tokën amerikane. Amendamenti i 14-të në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara garanton nënshtetësinë për “të gjithë njerëzit e lindur ose të natyralizuar në Shtetet e Bashkuara“, një parim që Presidenti Donald Trump nuk e ka mbajtur kurrë sekret se nuk e mbështet. Gushtin e kaluar,The Donald kishte deklaruar se kjo është “qesharake”: “Po vlerësojme shumë seriozisht të drejtën e shtetësisë nga lindja. Eshtë sinqerisht qesharake.”
Rregullat mbi vizat e shpallura nga Departamenti Amerikan i Shtetit përfaqësuan, në fakt, një shtrëngim për ius soli që administrata Trump kishte kërkuar prej kohësh. Shoqatat e majta janë kritike. Adrian Reyna, drejtori i United We Dream, tha se “Trump vazhdon të gjejë mënyra të reja për të kerkuar të ndajë dhe sulmojë familjet. Diskriminimi i grave shtatzëna duke i penguar atyre të vijnë për të vizituar Vendin nuk bën gjë tjeter, përveç se largon njerëzit nga të dashurit e tyre. “ka thene Reyna.” Ky rregull bazohet në fiksimin racist të Trumpit për t’i dhënë fund ius soli-t dhe, në thelb të ndalojë lëvizjen e njerëzve në këtë Vend “.