Nga Laert Skiro/

Duket se data 13 është zgjedhur si sfidë ndaj paragjykimeve. Partia Demokratike i ka hyrë udhëtimit të protestës bashkë me aleatët, pavarësisht se kundërshtarët dhe të painformuarit  e mendojnë se ’13- a është ters’. Edhe kompanitë e fluturimeve nuk e kanë në avionë ndenjësen me nr 13.

Cila është sfida?

Sfida e parw se nesër ‘mbyllet protesta’ dmth., edhe Çadra; dhe protesta për Republiken e Re- sipas Bashës merr rrugët nëpër Shqipëri…

Sfida që ka Protesta është të thyejë paragjykimet. Protesta qytetare e datës 13 Maj do të jetë ‘më e madhja’ në histori’- ka thënë disa herë kryetari i PD, Lulzim Basha. Edhe ish- lideri dhe president i Republikës, Berisha u ka kërkuar të gjithëve ‘hapni dyert, le të hyjnë’. Duket se sfida është e fuqishme, që ngjan me stinët; kur vjen pranvera të gjithë kryefamiljarët u thonë të tjerëve ‘hapini dyert, le të hyjë’.

A është pranvera kjo?

Opozita ka premtuar se do të krijohet ‘Republika e Re’. Shumë njerëz e kanë marrë këtë si të krijohet një shtet i ri, ose si një parullë ‘Rilindje’, psh.  Por ‘Repoublika e re’ është fsida e qeverisjes me ligje dhe barazi para ligjit; ja kaq e thjeshtë. Ndoshta nuk e ka thënë Opozita fjalë për fjalë, por ideja është se ‘do të bëjmë gjëra të thjeshta, njerëzore dhe shtetase’. Me njerëz dhe gjëra të jashtëzakonshëm jemi stra-ngopur, që nga diktatura e në post- diktaurë. Sfida që ka premtuar Opozita është krijimi i të zakonshmes dhe njerëzores.

“Për mbylljen e javës së 12 të qëndresës suaj 24-orëshe  do të mbyllen sot sepse nesër kjo qëndresë do të inaugurojë Republikën e re nga ky shesh”- tha sot kryetari i Opozitës, Basha që nga Çadra e Lirisë.

A po sfidohet e pamundura?

E pamundura më e thjeshtë u sfidua deri tani; ajo ishte qëndresa për 12 javësh dhe pastaj ‘pa kohë të caktuar’ siç u tha në fillim, më 18 shkurt, ose ’18 Brymeri i Lui Bonapartit’. Por kjo ishte më e thjeshta. Protesta e Opozitës po thyen tabunë e të pamundurës përballë establishmentit të vjetër. Gjithë ekipi qeverisës kanë ngritur mure dhe po thonë ‘e pamundur qeveria teknike’. Kanë ngritur mure dhe nën zë thonë ‘e pamundur të na merrni pushtetin, koburet, drogën, Sorosin, të ëmën e Sorosit dhe nazistët e fillimit”. Edhe nga klubi mafioz i BE kanë ardhur të dërguar të posaçëm të mërgatës Soros që bëjnë presion e thonë “e pamundur” të kërkoni më lirinë dhe demokracinë; demokracinë e ‘kemi hedhur në lumë’ prej kohe.

Protesta ka për të sfiduar nesër:

Nesër do të sfidojë qëndrimin e vendit në anën e botës së re, apo të botës së vjetër. Bota e vjetër e përfaqësuar nga elitat libertiane ose të socializmit anarkik, po rrënon edhe vlerat e Europës. Saksonët Britanikë dhe Amerikanë u vunë në pararojë të qytetërimit perëndimor dhe po luftojnë me fuqi të mëdha kundër ushtrisë së pafund të atyre që në emër të globalizmit dhe ‘humanizmit’ po e zhveshin njeriun nga pasuria, nga dinjiteti, nga krenaria si individ e si komb, nga raca dhe besimi. Nëse  kjo betejë do të firohet tani, në shkallë të gjerë, fiton edhe Protesta. Nëse humb Bota konservatore kësaj here, atëherë ajo është vetëm e përkohshme. Bota është nisur në trendin e vlerës.

Lideri i Opozitës, Basha tha sot:

“Nesër bashkohen  me qindra mijë ish-të përndjekur politikë…,

Me ne bashkohen nesër ish-pronarët….

Nesër do të bashkohen me ne vëllezërit dhe motrat tona socialistë të zhgënjyer që njësoj si ne duan një Shqipëri që qeveriset përmes votës së qytetarëve…

Me ne bashkohen nesër, intelektualët, akademikët, sportistët, artistët, truri dhe shpirti i kombit…”

Ata që e duan dhe që nuk e duan protestën- tha Basha do të jenë me protestën.

Sa shumë janë ata që nuk e duan Protestën: As Hani, as Hani tjetër, asnjë han. As Vllahu, asnjë vllah. As OSBE, as OSCE. Të gjithë kanë pjesën e tyre në arat e mbjella me drogë dhe në vjedhjet që i bëhen njeriut të varfër këtu… Qeveria nuk e do- e para. Kryeministri i le nesër të gjithë këtu e niset për në Itali…

Edhe ata që ikin, edhe ata që rrinë e futen nëpër vrima luksoze- të gjithë i kanë sytë te protesta nesër.

/Veritas.com.al/