Laguna e Nartës në Vlorë, ka ngrirë. Ky fenomen konsiderohet i rrallë pasi në sipërfaqen prej 42 km katrorë të saj kjo nuk ndodh prej 32 vitesh.

Sigurisht, Laguna mban ujëra të ëmbla dhe mund të grijë, por nuk ka ndodhur deri më sot prej tre dekadash.

Peshkatarët  kanë çarë akullin gjatë mëngjesit për të mbledhur peshkun e ngrirë. “As ka ndodhur si sivjet. Në ‘65 ka ndodhur pak, por u shkri shpejt. Sivjet ka ngrirë komplet, ka ngrirë edhe peshku brenda”, thotë një banor i zonës.

Temperaturat e ultë të ditëve të fundit kanë bërë që edhe një depo uji që ndodhet në kullën në hyrje të fshatit Seman të ngrijë.

Si pasojë rreth 3 mijë banorë të fshatit Seman nuk po furnizohen me ujë. Banorët po mundohen vetë të gjejnë zgjidhje.

“Kemi një javë pa ujë. Me puset që kemi, por furnizohemi. Kemi rreth 1 javë që nuk kemi ujë nëpër çezma. Ujin e pijshëm e marrim me bote”, thonë banorët.  Ata që kanë puse  në oborret e shtëpive e nxjerrin me kova sepse pompat nuk punojnë, ndërsa dhe këtu kanë ngrirë tubacionet. Për të pirë furnizohen nga autoboti, por problem mbetet sigurimi i ujit për bagëtitë”.

/Veritas.com.al/