Një aksident i rëndë është shënuar këtë të premte në kryeqytet.

Burime  bëjnë dije se një automjet, me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ambientet e një lokali. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur dy këmbësore, të cilët janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur te ura, pranë rrugës “Vasil Shanto”, në Tiranë, rreth orës 20:55.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.