Nga: Roberto Vivaldelli/ The Insider

Ajo e Greta Thunberg do të jetë edhe një betejë “apolitike” por populizmi i saj “ambientalist” hyn në mënyrë perfekte në një sajesë që po sjell vota për të Gjelbrit në të gjithë Evropën. Sepse operacioni i marketingut-politik qe eshte pas Gretës, i shërben pikërisht kësaj: Të lejojë të majtën progresiste, në krizë ideologjike dhe identiteti në të gjithë Perëndimin, të verë ne skenë një rebranding të aftë për të sjellë entuziazëm të ri dhe konsensus. Fjalët e reja kyçe në deklaratat e të gjithë politikanëve të së majtës, në fakt, janë “Green New Deal ” dhe lufta kundër ndryshimeve klimatike.

Siç ka shpjeguar ish-ministri Italian Giulio Tremonti disa ditë më parë në La7: “Nëse dikush mendon se Greta Thunberg është një fakt spontan dhe natyral, ndoshta nuk e ka idenë se çfarë makinerie politike dhe mediatike qëndron pas Gretes, nuk është aspak Zhan D’Ark; është një fenomen kompleks, me një investim kapital të jashtëzakonshëm pas saj dhe eshte përpjekje për të ridizajnuar strukturën industriale të bërë me globalizimin “.

“Bumi” në zgjedhjet evropiane

Në zgjedhjet e fundit evropiane, të Gjelbrit arritën një valorizim të vërtetë falë efektit Greta. Në Gjermani, të Gjelbrit dyfishuan mbështetjen e tyre dhe u afirmuan si partia e dytë me 20.8% të votave. Rezultat befasues edhe në Francë, ku lista Europe-Ecologie le Verts, e udhëhequr nga Yannick Jadot, u rendit e treta me 12.8% të votave. “Faleminderit të gjithë atyre që na dhanë besim”, tha e rrëzëllyer kandidatja kryesore e të Gjelbërve Evropiane, gjermanja Ska Keller, në një konferencë për shtyp të organizuar në Parlamentin Evropian. “Ashtë një festë e madhe, por edhe një përgjegjësi e madhe për të përkthyer në veprim atë që njerëzit kanë kërkuar prej nesh, siç është mbrojtja e planetit dhe lufta për liritë civile.”

Sven Giegold, kandidat për Partinë e Gjelbër gjermane, ka theksuar: “Populli gjerman, qytetarët evropianë, kanë votuar për mbrojtjen e klimës dhe për një Evropë bazuar mbi solidaritetin dhe ky është sinjali që del nga kjo. Sinjali është se qeveria gjermane, me hezitimin e saj të vazhdueshëm për mbrojtjen e klimës, dhe vetë blloku evropian, janë paralajmëruar nga vota “. Por të Gjelbërit kanë arritur rezultate të shkëlqyera edhe në Mbretërinë e Bashkuar – ku partia e Gjelbër ka marrë 11% të votave, duke kapërcyer konservatorët.

Rritja e konsensusit në të gjithë Evropën për “efektin Greta”

Zgjedhjet e kaluara evropiane të te Gjelbërve dhe ekologjistëve janë konfirmuar nga rezultatet edhe në Danimarkë dhe Finlandë, ku ka pasur dyfishim të vendeve (në të dy rastet nga një në dy vende). Ambientalistët gjithashtu kanë shkuar mirë edhe në Belgjikë, ku kanë kaluar nga dy në tre vende (me dyfishimin në veçanti të Frankofoneve Ecolo, ndërsa flaminget Groen mbeten të pandryshuar). Dhe një rritje është regjistruar edhe ne Vendet e Ulëta (nga dy në tre vende).

Edhe në Austri, ku zgjedhjet legjislative u mbajtën më 29 shtator, sondazhet tregojnë një rritje shumë të konsiderueshme të te Gjelbërve nga rreth 4% dy vjet më parë në 13% nga anketat e fundit. Operacioni Greta Thunberg, me pak fjalë, ia ka dale: e majta evropiane tani mund të martohet me kauzën e populizmit ambientalist për tu kthyer të fitoje dhe te merret në konsiderate, pas krizës ideologjike të viteve të fundit.

Siç është vërejtur nga politologu Alessandro Campi duke folur për fenomenin Greta: “Çdo diskutim apo konfrontim është i frenuar qe në rrënjë. Për më tepër, ky vizion katastrofist dhe dramatizues është përqafuar tashme në mënyrë pothuajse akritike nga pjesa me e madhe e sistemit mediatik botëror, veçanërisht ai që vepron në sferën perëndimore, deri në atë pikë sa është konvertuar në një mantra propagandistike ”.

Tamam propaganda për te cilën progresizmi evropian kishte nevoje për të rilindur.

VERITAS.COM.AL/