Sot pasdite do të mbahet protesta e paralajmëruar nga ‘opozita e bashkuar’ në  Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë.

Protesta është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetet nga anëtarët e “Rithemelimit” dhe të grupit të Gazment Bardhit, por jo nga PD zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha.

Tubimi pritet të nisë në orën 17:30 dhe kjo është protesta e parë Kombëtare, që prej disa muajsh.

Protesta do të bëhet pa prezencën fizike të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” me akuzat për “korrupsion” në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.