Presidenti  i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi ka deklaruar se do të përgjigjet “me gjithë forcën” pasi 300 persona u vranë në xhaminë në Veri të Sinait, gjatë faljes së të Premtes.

Xhamia al-Raëda në qytetin u bombardua dhe pas kësaj njerëzit që ndodheshin u qëlluan për vdekje. Ushtria Egjiptiane tha se ka nisur një sulm ajror kundër ‘terroristëve’ si përgjigje ndaj aktit të përgjakshëm.

Asnjë grup- deri tani- nuk ka marrë përgjegjësinë e aktit terrorist.

Forcat Egjiptiane të sigurisë kanë pesë vjet që luftojnë kundër rebelimit Islamist në gadishullin Sinai. Militantët e lidhur me Shtetin Islamik kanë qenë prapa sulmeve për vdekje në rajonin e shretëtirës.

“Ajo çfarë po bëjnë është të ndalojmë është se po përpiqen të na ndalojnë nga përpjekjet për të luftuaar kundër terrorrizmit”, tha zoti Sisi në një intervistë televizive pak orë pas sulmit.

“Forcat e armatosura dhe policia do të marrin hap për martirët dhe do të vendosin sigurinë e stabilitetin me të gjitha forcat”, tha presidenti.

Veritas.com.al/