I arrestuari i dy ditëve më parë në lidhje me vrasjen e ndodhur në Linzë, Emiljano Tasho ka pranuar se ai është autori i plagosjes me qytën e pistoletës të pronarit të lokalit “Muraga” Ismet Gaxheri si dhe ka pranuar edhe vrasjen me një plumb në kokë të Enton Nikajt.Lajmi është bërë i ditur nga burime të grupit hetimor, që janë duke u marrë me këtë çështje. Me këtë pohim, prokurorët thonë se Tasho i ka përjashtuar nga përgjegjësia shokët e tij, të shpallur në kërkim.

Ndërsa para hetuesve edhe ish-polici Mirsad Kuçana ka pranuar se është përfshirë në sherr, ashtu siç duket në kamerat e sigurisë së lokalit, por nuk pranon se ai e ka qëlluar me armë Enton Nikajn, duke pretenduar se nuk ishte i armatosur në atë moment.

 Prokuroria ka dërguar për ekzaminim në laboratorin e policisë shkencore pistoletën e tipit Glock që shihni në foto, e cila ju gjet Tashos në momentin e arrestimit. Kjo armë do të ekzaminohet dhe krahasohet me gëzhojën e gjetur në vendin e ngjarjes, për të parë nësë është ajo arma e vrasjes së Enton Nikajt./Abcnews