Gjashtëmbëdhjetë mijë vullnetarët e parë të huaj janë gati të luftojnë në Ukrainë, së bashku me trupat e Kievit kundër atyre ruse që kanë pushtuar vendin. Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij në një video.

Zelensky u kishte bërë thirrje të huajve që t’i bashkohen rezistencës ndaj forcave të Moskës, duke u siguruar atyre një regjim pa viza. Një njësi e veçantë e të huajve u formua në vend, Legjioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës.