Kandidati për Bashkinë e Tiran po mban fjalimin në shehsin ‘Nënë Tereza’. Fjalët e para qe tha ai ishin: ‘Kush na ka inat, kshtu na paftë përherë’.

Veliaj ka dalë në podium sapo ka përfunduar pjesa e parë e Kongresit të Partisë Socialiste, që u hap me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Taulant Balla dhe u mbyll po me atë, pasi u miratua Deklarata e Përbashkët.

Pas Ballës, në foltore u ngritën me radhë disa ministra të qeverisë Rama, zëvendës-kryeministri Erjon Braçe dhe disa kryetarë bashkie, të cilët do të konfirmohen për një tjetër mandat.

Në fjalën e tyre, eksponentë të qeverisjes qendrore dhe lokale të PS-së, vlerësuan punën e bërë në këto vite dhe shpalosën projektet për mandatin e ardhshëm.

Majlinda Bufi në Roskovec, Armand Subashi në Fier, Sotiraq Filo në Korçë, Dritan Leli në Vlorë dhe Erion Veliaj në Tiranë, janë rikonfirmuar si kandidatë për një tjetër mandat në bashkitë respektive.

Gjithashtu është prezantuar edhe prefekti i Elbasanit, Gledjan Llatja, i cili do të kandidojë për bashkinë e këtij qyteti, pas tërheqjes së Qazim Sejdinit, por edhe deputeti Pjerin Ndreu, që do të garojë për bashkinë e Lezhës.

Në këto momente vëmendja po kalon në sheshin “Nënë Tereza”, ku në kuadër të nismës “Bashkia që Duam”, do të shpallet mbështetja ndaj Erjon Veliajt, për nëj mandat të dytë në krye të Tiranës.

Veritas.com.al/