Institucioni më i lartë i futbollit, FIFA, ka reaguar kundër Shqipërisë për incidentin që ndodhi gjatë golit të Polonisë në “Air Albania”.

Tifozët kuqezi i gjuajtën lojtarët polak me send të forta, gjë kjo që shtyu që ndeshja të ndërpritet.

Pas rreth 20 minutave lojtarët u rikthyen në fushë, me kushtin që “nëse edhe një shishe e vetme hidhet, ndeshja i shkon me rezultat zyrtar Polonisë”.

Ndeshja përfundoi pa ndonjë incident tjetër, por aksioni i tifozerisë sonë nuk mbeti pa u shqyrtuar.

Për këtë, FIFA ka dalë sot me një reagim zyrtar.

“FIFA reagon ashpër kundër incidenteve në ndeshjet Shqipëri – Poloni dhe Angli – Hungari”, shkruajnë ata.

Momenti kur sulmohen lojtarët e Polonisë

Polonia duke u larguar nga fusha pas sulmit

 

“Ne duam të tregojmë se pozita jonë mbetet e pandryshuar në kundërshtimin e çdo llojë dhune, diskriminimi apo abuzimi”.

“FIFA ka zero tolerancë ndaj këtyre sjelljeve neveritëse në futboll”.

Ende nuk dihet nëse FIFA do të ndërmarrë ndonjë dënim kundër kombëtares kuqezi.

Por, sipas rregullores, çdo aksion që dërgon deri te ndërprerja e ndeshjes, dënohet me më së paku një ndeshje pa praninë e tifozëve./AP/