Ndërtesa e Tetrit Kombëtar tashmë është shembur, por një pasuri e tërë ka mbetur pas.

Pasqyra, qilima, maska, kitara, tavolina, filxhanë, karrige, gjithçka nevojitet për realizimin skenik të një shfaqjeje në teatër, është ruajtur dhe do të sistemohen.

Gazetarja e Top Channel Sidorela Gjoni, solli dhe pamjet nga kjo pasuri kulturore.

Që nga fustanët që e madhja Yllka Mujo ka përdorur në shfaqjen “Pulëbardhat”, por edhe veshjet nga shfaqjet si “Ezopi” apo “Romeo dhe Zhuljeta”.