-Burri edhe kishte qëlluar ndaj agjentëve dhe kërkuar të fliste me një negociator. Për momentin, pista terroriste nuk është ajo e privilegjuara-

Nga: Aurora Vigne /

Frike në Francë ku katër gra janë mbajtur peng në një dyqan të shitjes se gazetave dhe duhanit në lagjen Blagnac të Toulouses, në jug perëndim te Francës.

Jam krahu i armatosur i xhaketave të verdha“, ka bërtitur i riu sekuestrues duke thirrur ne skenë lëvizjen e protestës që për muaj të tërë ka ndezur vendin. Siç rezulton, djali duhet të jetë i mitur, 17 vjeç. Zona, raportojnë mediat lokale, u izolua nga forcat e rendit. Djali gjithashtu ka kërkuar të flasë me një negociator.

“Na tha se ishte për të mirën tonë”

Le Figaro ka sjelle dëshminë e një klienti të lokalit të lëshuar nga djali: “Njeriu hyri me një helmete në kokë, por fytyra e tij nuk ishte e mbuluar, kishte edhe një videokamera të tipit GoPro të varur në gjoks”, ka shpjeguar ai. “Na tha se ishte për të mirën tonë.”

Fanatiku arriti përpara  barit në orën 16.15. Përpara se të hynte ne lokal ka gjuajtur dy të shtëna në ajër me arme zjarri. Pasi hyri brenda, ka marre peng te pranishmit.

Sipas burimeve të sigurisë të cituara nga Le Figaro, për momentin pista terroriste nuk është ajo e privilegjuar. Njeriu i bllokuar në një dyqan shitjesh per gazeta dhe duhan në lagjen Blagnac të Toulouses, në jug-perëndim të Francës, ka qëlluar dy herë kundër policisë qe  ndërhyri në vendngjarje. Kjo është raportuar nga edicioni online i gazetës Le Figaro, duke precizuar se djali mban 4 dhe jo 5 pengje, siç u komunikua fillimisht.

Ne vendngjarje ka mbërritur Prefekti i Alta Garonne se bashku me forcat speciale. Pas pak ne vendngjarje do te vije edhe Ministri francez i Brendshëm, Christophe Castaner.

Veritas.com.al/