Mes atmosferës së protestave të dhunshme ‘të jelek- verdhëve’ në gjithë Francën, një shpërthim gazi i fortë ka tronditur Parisin mëngjesin e kësaj të shtune. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 09:00 (08:00 GMT).  Siç raporton media franceze dhe BBC, shpërthimi ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit në një furrë buke, në Rue de Trevise.

Nga shpërthimi kanë mbetur 20 persona të plagosur, sipas policisë. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të munduar të shuajnë flakët.

Policia u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin zonën ku ndodhi shpërthimi, pasi ka ende rrezik.

Sikurse duket edhe nga pamjet pjesa më e madhe e ndërtesave është shkatërruar plotësisht

Veritas.com.al/