Ka vdekur legjenda e kinemasë dhe teatrit Italian Franco Zeffirelli.Regjisori ishte 96 vjeç. “Nuk do te kisha dashur kurrë te arrinte kjo ditë.Franco Zeffirelli shkoi këtë mëngjes.Një nga më të mëdhenjtë e kulturës botërore.Bashkojmë dhimbjen me të dashurit e tij.Adio i dashur maestro,Firence nuk do te te harroje kurre”shkruan kryebashkiaku Dario Nardella në twitter.

Gianfranco Corsi, ne art Zeffirelli, lindi në Firence në vitin 1923 nga bashkimi klandestin i një çifti të dashurish dhe, si një fëmijë i paligjshëm i një gruaje të martuar, nuk mundi të marrë as mbiemrin e nënës, as atë të babait të tij, Ottorino Corsi.

Regjisori i Jezusi i Nazaretit dhe Historia e një kapeleje te zeze u vlerësua në të gjithë botën për stilin dhe sqimën e tij. U shua në shtëpinë e tij në Romë.

Në 1968 xhiron Romeo dhe Zhulieta me të cilin merr një nominim për Oskar dhe fiton David di Donatello dhe Nastro d’Argento.

Në vitin 1972 ishte rradha e Fratello sole,sorella luna, frymëzuar nga jeta e Shen Franceskut, falë së cilit fitoi një tjetër David dhe një tjetër Nastro d’Argento, ndërsa në dhjetor 1974 drejtoi regjine televizive të ceremonisë së hapjes së Jubileut.

Zeffirelli është, në fakt, një katolik i bindur dhe homoseksualiteti i tij kurrë nuk ka dëmtuar marrëdhëniet e tij me Kishën,edhe pse ka treguar se ishte ngacmuar seksualisht nga një prift.

VERITAS.COM.AL/