Sekretari i Shtetit amerikan, Antony Blinken kishte një telefonatë me Edi Ramën me në fokus diskutimi sulmet kibernetike nga Irani. Lajmin e ka bërë të dikur Ambasada Amerikane në Tiranë. “Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale”, thuhet një njoftim.

 Kjo lëvizje e amerikanëve nuk është e rastësishme. Sipas burimeve të ‘Pamfletit’, NATO ka kërkuar një relacion të plotë mbi këtë ngjarje, pasi ka një dyshim jo të vogël se iranianët mund të kenë arritur edhe në sistemin e komunikimit për çështjet e sigurisë kombëtare dhe mund të rrezikohen informacionet e deklasifikuara të aleancës atlantiko-veriore.Reagimi i Ambasadës Amerikane:

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik. Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale”. – Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price”

Sistemi TIMS në vendin tonë u bë pre e një sulmi kibernetik nga qeveria e Iranit të premten e kaluar, duke shkaktuar radhë në të gjitha pikat kufitare në vend. Pas pak më shumë se 24 orësh ndërprerje sistemi TIMS u rikthye në normalitet në të gjitha pikat kufitare.

Ky është sulmi i dytë kibernetik që Irani bën ndaj Shqipërisë. Herën e parë, në korrik të këtij viti goditi shërbimet online, ku prej gati 4 javësh ato mbetën të bllokuara, Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Nisur nga provat e pakundërshtueshme, siç vetë Rama e bëri të ditur, Shqipëria mori vendimin për të prishur marrëdhëniet diplomatike.