Autoritetet Iraniane, të ndodhura para demonstratave më të mëdha që nga viti 2009, kanë bllokuar mediat sociale apss dhe kanë thënë se kushdo që thyen rregullat publike do të paguajë çmimin. Vendimi i autoriteteve është marrë pas trazirave që kanë ndodhur për katër net me radhë në demonstratën që po rritet në gjithë Iranin kundër qeverisë.

Eksperienca e revolucioneve përmes internetit, si në Pranverën Arabe dhe në Catalonia, ka frikësuar regjimin e egër të Iranit për një rrëzim të mundshëm nga protestat kundër qeverisë, kundër nivelit të ulët të jetesës dhe qeverisë represive.

Ministri i Brendshëm i Iranit, Abdolreza Rahmani-Fazil , ka deklaruar të Dielën se autoritetet nuk do të tolerojnë “përhapjen e dhunës, frikës dhe terrorit”, që siç tha ai, “më në fund po përballemi”.

Veritas.com.al/