-Intervistë e drejtorit ekzekutiv Fabrice Leggeri për TCH-

Fabrice Leggeri, drejtor ekzekutiv i FRONTEX në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu shpjegon se përse FRONTEX vendosi të sjellë oficerë ruajtje kufiri në Shqipëri.

Duke nisur nga nesër i gjithë kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë do të monitorohet nga 50 oficerë të FRONTEX .

Shqipëria është një vend jo anëtar i BE përse vendosët që oficerët e FRONTEX të patrullojnë kufijtë shqiptarë. Cila është arsyeja?

Ka një bashkëpunim të gjatë mes BE dhe Shqipërisë. Që prej 2016-s, FRONTEX , Agjencia e Europiane e kufirit e ka mundësinë e shtrirjes së operacioneve të saj në vendet jo anëtare të BE. Ishte një vendim politik marrë nga Bashkimi Europian që një operacion i tillë të shtrihet edhe në Shqipëri. Ne do të kemi kontrolle të ngjashme kufiri edhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor së shpejti, por Shqipëria është vendi i parë.

Cilat janë problemet që ju keni zbuluar për sa i përket ruajtjes së kufijve shqiptarë?

Ne jemi këtu pasi jemi një aktor operacional dhe do të ndihmojmë rojet e kufijve shqiptarë me survejime, kontrolle. Në mënyrë më specifike ne jemi të fokusuar ne luftën me trafikun e njerëzve, kalimet e paligjshme, emigrimin e jashtëligjshëm përfshi të gjitha aktivitetet kriminale të cilat mund të zbulohen në kufi në kuadër të mirë menaxhimit të tyre. Kjo është në përputhje me mandatin tonë si FRONTEX .

Çfarë synoni të arrini në Shqipëri?

Qëllimi kryesor është të kemi në kufirin tokësor me Greqinë prezencën tonë. Kjo është bërë ne bashkëpunim të ngushtë me Greqinë që është fqinji juaj anëtar i BE. Objektivi lidhet me një monitorim edhe më të mirë për sa i përket emigracionit te jashtëligjshëm që nis nga Greqia në drejtim të veriut të Shqipërisë. Janë edhe disa aktivitete të jashtëligjshme si për shembull trafiqe që zhvillohen në kufi. Ne duam te ndihmojmë forcat shqiptare ligj-zbatuese dhe autoritetet e kufirit.

Sa trupa të FRONTEX do të sillni në Shqipëri?

Ne do të nisim të kemi nga nesër ne terren 50 oficerë kufiri që vinë nga 12 vende anëtar të BE. Do të kemi edhe makina patrullimi përgjatë kufirit tokësor mes Shqipërisë dhe Greqisë. Do të kemi edhe disa pajisje teknike . E nisim me 50 oficerë dhe unë jam konfident nëse do te na duhen më shumë oficerë ne do të mund të vendosim edhe të tjerë.