Nga Laert Skiro/

I ftohti i egër që ka mbërthyer vendin tonë nga jugu në veri e nga bregdeti në zonat malore ka krijuar të papriturën e madhe. Edhe kur është thënë se do të vijë një valë të ftohti, njerëzit kurrë nuk e kanë besuar plotësisht. Kanë edhe të drejtë të mos e besojnë, sepse vendi ynë me klimën që ka i ha parashikimet e këqija, sidomos me dimra të egër.

Por kësaj here ndodhi ai i ftohtë i përshkruar në legjenda por i ndodhur diku larg. Njerëzit kësaj here e ndjenë shumë afër të ftohtit, madje aq afër sa edhe në bregdet, edhe në Sarandë e Durrës. Sot njoftuan se në Sarandë ka vdekur një burrë për shkak të të ftohtit. Dje ka gjetur vdekjen një 40 vjeçar në qytetin bregdetar të Durrësit për shkak të të ftohtit.

Image result for akull dhe bore ne vend

Me gjithë keqardhjen që kanë humbur jetën dy persona, vala e këtij të ftohti polar po kalon pa fatkeqësi të tjera të  mëdha. Nuk ka njoftime për aksidente rrugore edhe pse në rrugë të vështira e të ngrira nga akulli. Në disa zona të vendit, madje edhe në kryeqytet, ka mungesa të energjisë elektrike, por sidoqoftë situata po menaxhohet në mënyrë individuale dhe me disa ndihma emergjente të shtetit, por pa rënë në depresion të madh.

Temperaturat minus 18 gradë në zona malore dhe minus 8 gradë në zonat fushore, minus 3 gradë në bregdet, mund të thuash se janë shkak për një shqetësim shumë të madh.

Image result for akull dhe bore ne vend

Pritet që nga dita e sotme të nisë rënia e valës së të ftohtit, por me ritme shumë të ngadalta. Sipas njoftimeve të institutit meteorologjik, ndryshimi i temperaturës mund të vihet re vetëm nga dita e mërkure.

Por edhe pas të mërkurës nuk mund të thuhet se temperaturat do të jenë në ata komoditet klime që ka zakonisht vendi ynë. I ftohti do të shoqërojë gjithë muajin Janar, sipas eskpertëve të motit.

/Veritas.com.al/

Image result for akull dhe bore ne vend

Image result for akull dhe bore ne vend

Image result for akull dhe bore ne vend

Image result for akull dhe bore ne vend

Image result for akull dhe bore ne vend

Image result for akull dhe bore ne vend