Një helikopter që ka ardhur sot rrotull vatrës së zjarrit në Llogara, ka zbritur dy herë në det dhe dy herë është ngjitur në mal për të shuar zjarrin.

Por të dy herët ai nuk ka prurë ujë te zjarri.

Piloti nuk kishte vënë re se sapo nisej drejt malit, kova e helikopterit e hidhte ujin… Ku?

Mbi kokat e pushuesve të Drimadhes, të cilët ‘gia’ ishin të zhytur në ujërat e kristalta të plazhit të famshëm.

Për të tretën herë piloti u tregua i vëmendshëm dhe e ngjiti ujin mbi vatrën e zjarrit në mal. Pamjet janë regjistruar nga Top Channel TV.

Veritas.com.al/