Kreu i organizate  të afërt me “Amnesty International” në Irlandë insiston se ka të drejtë të mbajë ndihmën financiare të marrë nga fondacioni i miliarderit të majtë George Soros pr të mbështetur legalizimin e abortit në Irlandë.

Colm O’Gorman vazhdon me argumentin e tij në publik mbi financimin prej 137,000 euro që ka marrë nga Fondacioni ‘Shoqëria e Hapur’ e George Soros.

Në Nëntor 2017,  Zyra e Standardeve Publike (SIPO), i referohet një granti që konsiderohet si “donacion i ndaluar” i cili shkel Ligjin Elektoral të vitit 1997. Sipas këtij akti organizatat që pranojnë më shumë se 100 euro për “qëllime publike”, duhet të regjistrohen si parti e tretë

Në Tetor 2016, gjithashtu, zyrtarë nga SIPO i thanë Amnesty se nuk kishte shkelur ligjin Elektoral. Atëherë, duke kërkuar ‘informacion të freskët” organizata watchdog’ tha se në dhjetor 2017, OSF siguroi konfirmimin se financimi ishte përcaktuar për qëllime politike. Tani, përsëri, OSF e mohon këtë konfirmim.

Niamh Ui Bhriain, një zëdhënës për “Life Institute” në Irlandë, tha për Breitbart News se financimi që po debatohet është vetëm “një majë e ajsbergut, sepse afërsisht 20 milionë euro janë derdhur në kasafortat për mbështetjen e legalizimit të abortit në Irlandë, me qëllim që të zbutet shfuqizimi e drejta e jetës për fëmijët e palindur”.

Pas kësaj, sipas fushatës “My Body My Rights” po kthehet së prapthi Amandamenti i tetë Irlandez, i cili i jep të drejtë të barabartë si nënave d-=edhe bebeve të palindur. Amnesty deklaron se e drejta e abortit është ‘e drejtë humane’.

Veritas.com.al/