Tani e tutje ndalimi do të imponohet vetëm për veprat që do të përdorin këtë simbolizëm me qëllime qartazi propagandistike: kthesa epokale

Nga: Federico Garau/

Më ne fund, në Gjermani, bie ne dekadencë  ndalimi i përdorimit të simboleve që mund të kujtojnë “organizatat antikushtetuese”, me referencë jo eksplicite, por sigurisht më shumë se evidente për nazizmin, ndaluar pothuajse tërësisht nga tregu teutonik i videogames.

Vetëm për të cituar një shembull të kohëve të fundit, “Wolfenstein:The new order “(Rendi i ri). Në versionet ne shitje në Austri dhe Gjermani, loja ishte pastruar tërësisht nga çdo referencë eksplicite ndaj simboleve nacionalsocialiste. Hitleri vetë ishte portretizuar pa mustaqet karakteristike që e dallonin atë në çdo portret të epokës, në mënyrë që ta bënte më pak të ngjashëm me karakterin e vërtetë historik.

E pra, tani e tutje, komisioni i Usk, ose organi që merret me ofrimin e klasifikimit të video lojërave në Gjermani, do të vlerësojë rast pas rasti kush përdor simbole të këtij lloji me qëllim ekskluzivisht artistik ose historik dhe atë që ne fakt do ta bëjë me qëllime të qarta propagandistike.Videolojrat me këtë lloj përmbajtjeje do të vlerësohen thjesht si të përshtatshme vetëm për një publik të rritur, por pa ndonjë censure tjetër.

Një kthese, kjo, vendosmërisht epokale, ndërsa synohet kështu te barazohen videolojërat me vepra të tjera të intelektit, siç janë romanet apo seritë  televizive, të cilat tashmë ishin liruar nga këto lloj kufizimesh.

Veritas.com.al/

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.