Gjykata administrative franceze ka urdhëruar heqjen e kryqit nga monumenti i Shën Gjon Pali i Dytë në sheshin publik në veriperëndim të Francës, duke thënë se kryqi dhunon natyrën sekulare të shtetit.

Media italiane vuri në dukje  ironinë e vendimit, duke thënë se heqja e kryqit nuk po ndodh ‘në Raqqa- kryeqytet i Shtetit Islamik në Siri, por në Brittany, në zemër të Europës Perëndimore”.

Gjykata më e lartë administrative e Francës, ‘Conseil d’Etat’, vendosi javën e kaluar që që statuja e Papës Polak në Ploërmel, Brittany, mund të mbetet por kryqi i madh mbi monument duhet eliminuar.

“Përderisa kryqi është simbol fetar ose emblemë brenda Artikullit 28 të Ligjit të 9 Dhjetorit 1905 dhe është vendosur me vendimin e bashkisë, prezenca e tij në një vend pubik është jo në përputhje me ligjin”, argumentoi Gjykata e Lartë Franceze.

Monumenti i lartë 25 këmbë i ishte dhuruar kryebashkiakut Paul Anselin nga artisti Rus, Zurab Tsereteli në vitin 2006 dhe u ngrit në sheshin e qytetit. Skulptura e paraqet Papa Gjon Palin e Dytë duke u lutur me duar të mbledhura, me një hark të thjeshtë mbi kokën e tij, mbi të cilin vendoset kryqi.

Veritas.com.al/