Drejtuesja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ka raportuar sot në Komisionin e Ligjeve.

Ndër të tjera, ajo ka folur edhe për Gjykatën e Lartë, që sipas saj do të jetë gati në shtator, duke shtuar se është një kohë e vështirë për gjyqësorin, për shkak se gjyqtarët dhe prokurorët janë shkarkuar nga Vetting.

“Mirëfunksionimi i gjyqësorit nuk është vetëm Gjykata e Lartë, por edhe mungesa e gjyqtarëve në qytete, që është shkarkuar për shkak shumë gjyqtarë dhe prokurorë nga vettingu. Duhet t’i garantojmë që personat që do shkojnë në Gjykatën e Lartë do të jenë profesional që i kërkon kjo Reformë.

Në sot jemi koshient që sistemi po vuan dhe është në një situatë të vështirë se një pjesë e gjyqtarëve po largohen, por nuk mund të lejojmë që të fusim në sistem njerëz të paverifikuar. Kemi hartuar dy projekt rregullore që kanë krijuar një standard, kandidatët do t’i nënshtrohen një procedure transparente për figurën e tyre. Në shtator do të jemi gati që të kemi vendimet e para të kësaj Gjykate”, tha Llagami.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.