Në momentet kur qytetarët kanë më shumë shpresë për “reformën në drejtësi” ku Amerika do të ketë rol, pikërisht tani një nga të piketuarit e Ambasadës Amerikane si “i papërshtatshëm për poste publike” për shkak të krimeve, Roshi, u lirua nga arresti.

Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi është lënë i lirë. Gjykata e Lartë i ka caktuar masën “detyrim paraqitje”. Deri më tani Roshi ndodhej në “arrest shtëpie”.

Elvis Roshi u arrestua për falsifikime dhe mungesë të dhënash në formularët vetëdeklarimit të të kaluarës së tij. Për një moment ai deklaroi dorëheqjen nga detyra.

Më pas e anuloi dorëheqjen. Roshi figuron i dënuar në Itali në vitet ’90 për përdhunim në grup. Sipas prokurorisë ai ka përdorur të paktën 5 emra të ndryshëm gjatë kohës kur ka qenë emigrant.

Lirimi i tij pritet që të shoqërohet me një “triumfalizëm” si nga Roshi edhe nga Partia e kryeministrit që e mbështet. Ai me siguri do të ngulet në Bashki dhe do të dëshmojë hakmarrje kundër qtetarëve dhe ligjeve që e kallëzuan për krimet.

Po Ambasada e SHBA në Tiranë, vallë çfarë pozite do të marrë? Ajo e kishte denoncuar Roshin mes atyre të “inkriminuarve” që nuk mund të mbajnë poste publike

/ Veritas.com.al/