Audrey Glover ka qenë në krye të delegacionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR në vitin 1996, zgjedhje ku u manipulua gjerësisht dhe ku u masakrua opozita gjatë protestave kundër manipulimit. Menjëherë pasi nuk njohu zgjedhjet e manipuluara, zonja Glover u shpall person non grata nga presidenti i Republikës.

Ajo ndodhet përsëri në krye të delegacionit të vëzhguesve për zgjedhjet e 30 qershorit.

Drejtuesja e delegacionit të OSBE-ODHIR, për vëzhgimin e zgjedhjeve të 30 qershorit,  ambasadorja Audry Glover u pyet nga gazetarët sesi do ishte vëzhgimi i zgjedhjeve nëse opozita e bashkuar nuk pranon të jetë pjesë e tyre.

Glover, tha se misioni i OSBE-ODHIR do të bëjë atë që ka bërë gjithmonë, një vëzhgim teknik të procesit, ndërsa theksoi se nuk i ka ndodhur asnjëherë të vëzhgojë zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë.

Me përgjigjen e saj ajo la të nënkuptojë se në zgjedhje ‘ka opozitë’ dhe se nuk është reale ajo që thuhet ‘mungon opozita’, vetëm pse mungon PD.

“Siç e kam thënë gjithmonë, roli ynë është të japim një vëzhgim teknik të këtij procesi. Është roli i qeverisë që duhet të vendosi si do i përdorë rekomandimet tona. Nuk më ka ndodhur asnjëherë të vëzhgojë zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë në zgjedhje.”-u shpreh Glover.

Veritas.com.al