5 dhjetor (UPI) – Logo shumëngjyrëshe e Google u shndërrua në gri të mërkurën për të vëzhguar një ditë zie për ish presidentin George H.W. Bush.

Bush, presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara, vdiq të premten në moshën 94-vjeçare. Vdekja e tij erdhi gjashtë muaj pas vdekjes së gruas së tij prej 73 vjetësh, ish zonja e parë Barbara Bush.

Presidenti Donald Trump deklaroi të mërkurën si një ditë zie kombëtare për Bushin. Qeveria federale dhe tregjet financiare do të mbyllen duke përfshirë Shërbimin Postar të Shteteve të Bashkuara, Bursën e Nju Jorkut dhe Nasdaq.

Bush do të nderohet gjithashtu të mërkurën gjatë një shërbimi përkujtimor në orën 11 paradite në Katedralen Kombëtare në Uashington DC. Djali i Bushit, ish-Presidenti Xhorxh W. Bush, është zgjedhur per të lexuar pershendetjet e fundit per babanë e tij gjatë ceremonisë së bashku me historianin dhe biografin e Bush-it, Jon Meacham, ish senatorin Alan Simpson dhe ish kryeministrin kanadez Brian Mulroney.

Familja e Bushit, duke përfshirë edhe djalin e tij, ish-Guvernatorin e Florides,Jeb Bush, liderë nga e gjithë bota dhe presidenti dhe ish presidentët e SHBA si Trump, zonja e parë Melania Trump, ish-Presidenti Barak Obama dhe Michelle Obama, ish-Presidenti Bill Clinton dhe ish-Sekretarija e Shtetit Hillary Clinton; dhe ish-Presidenti Jimmy Carter, do të marrin pjesë në shërbese.

Bush është presidenti i katërt i SHBA-së që ka një funeral shtetëror në Katedralen Kombëtare pas Dwight Eisenhower në 1969, Ronald Reagan në 2004 dhe Gerald Ford në 2007.

Përdoruesit që klikojnë në logon gri të Google do të çohen për të kërkuar rezultate për emrin e Bush.
VERITAS.COM.AL/