Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas shtyrjes së këshillit të Rregullores dhe Mandateve, ku pritet të vendoset për ‘fatin’ e Saimir Tahirit nëse do i hiqet mandati dhe do i hapet rrugë arrestimit të tij ose jo.

Përmes një statusi në Facebook, Bylykbashi thotë se Prokuroria duhet të fillojë ndjekjen penale ndaj Gramoz Ruçit për ‘pengim te hetimeve’. Sipas tij shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve duhej të bëhej me votim.

Oerd Bylykbashi shkruan:

“Prokuroria duhet te filloje ndjekjen penale ndaj Gramoz Rucit per pengim te hetimeve! Me vonesat e tij dje dhe me nderprerjen dhe shtyrjen e paligjeshme te mbledhjes sot, ai po krijon mundesi te prishen provat.

Kryetari i Kuvendit ben vetem thirrjen e Keshillit per Mandatet, Rregulloren dhe Imunitetin. Keshilli ka 5 anetare te mazhorances dhe 5 te opozites. Kryetari i Kuvendit nuk ka asnje kompetence procedurale dhe as vendimmarrese (Neni 13, pika 3 e Rregullores se Kuvendit).

Kerkesa e Tahirit per shtyrje duhej vendosur me vote, se paku 6 vota nga Keshilli. Dhe PS ka vetem 5 anetare. Pra kerkesa do te rrezohej. Nderprerja e mbledhjes nga Ruci thjesht i jep mundesi antiligjit! Po aq sa avokatia qe i bene Tahirit koleget e tij te nje kauze, asaj te Cannabisgate”.

Veritas.com.al/