Duke synuar Fox News dhe, në veçanti, drejtuesin Tucker Carlson në ditët e fundit, organizata Media Matters për Amerikën e aktivistëve progresistë të financuar nga George Soros nuk është duke persekutuar  thjesht njërin prej zërave kryesorë konservatorë në mediat amerikane.

Fushata e grupit kontravers kundër Carlson mund të jetë më shume se personale. Carlson më parë ka shkaktuar probleme të rënda të kredibilitetit për Media Matters kur, si themelues dhe editor i The Daily Caller, ka botuar një seri baze të raporteve investigative në vitin 2012 duke ekspozuar së pari taktikat kontroverse të Media Matters, duke përfshirë mbledhjen e listës së armiqve dhe diskutimin e një plani te mundshëm të hetimit te jetës personale të punonjësve të Fox News.

Seritë e Daily Caller u nisen me një artikull te prodhimit te lajmeve me bashkautor vetë Carlson,qe citon memo dhe burime të brendshme qe zbulojnë një koordinim të ngushtë mes Media Matters dhe Shtëpisë së Bardhë të Obamës, nder te cilat edhe mbajtjen e një takimi javor strategjik me zyrtarët e administratës së Obamës.

Ajo pjesë nga Carlson ishte titulluar, “Brenda Media Matters: Burimet, memot zbulojnë sjellje të parregullta, koordinim të ngushtë me Shtëpinë e Bardhë dhe organizatat e lajmeve”.

Raporti investigativ mori drejtpërdrejtë në shënjestër David Brock, një aleat afatgjatë i Hillary Clinton, i cili themeloi Media Matters shtatë vjet më parë. Artikulli i Carlson citonte burime që përshkruanin themeluesin e Media Matters ndersa shfaqte sjellje të parregullta dhe nxiste një mjedis pune të paranojës. Disa burime e kane përshkruar si “orbitën” e Brock, madje prezumimin e përdorimit te paligjshëm të drogës:

Intervista të shumta me një numër të kolegëve të tanishëm dhe të mëparshëm të Brock në Media Matters, si edhe me liderë nga spektri i politikës Demokratike, zbulojnë një organizatë të ngritur mbi sjelljet e paqëndrueshme dhe të parregullta të udhëheqësit të saj dhe luftojnë me sëmundjen mendore dhe një zyrë ku asistenti ekzekutiv i Brock mban një pistoletë dore në eventet publike në mënyrë që të mbrojë shefin e tij nga kërcënimet e padukshme.

Miqtë thonë se Brock, i cili ka pranuar publikisht përdorimin e drogës në të kaluarën, ishte duke punuar në mënyrë obsesive dhe duke qëndruar jashtë vonë me bashkatdhetarët. “Ata kishin mbyllur [lokalin] dhe festen deri në gjashtë në mëngjes”, tha njëri. Një numër njerëzish në orbitën e Brock besojnë se ai rregullisht përdor droga të paligjshme, përfshirë kokainën. “Nuk duket sikur po përpiqet ta mbaje këtë një sekret”, thotë një mikeshë e Brock.

Burimet prapa në zyrat e Media Matters përshkruajnë një atmosferë tensioni dhe paranoje. “Shumë prej nesh jetojnë me frikë se në çdo moment mund të pushohen” tha njëri. Brock besonte se kishte marrë kërcënime të besueshme vdekjeje dhe kishte punësuar dy burra sigurie, të paktën një prej të cilëve ishte i armatosur dhe vepronte si shoferi i tij. Në shtëpinë e tij u instalua një sistem i ri sigurie. Ai u shqetësua se një nga truprojat e tij po komplotonte kundër tij.

Artikulli i Carlson u pasua nga një hetim tjetër i Daily Caller,ai citon memorandume brenda Media Matters që kane zbuluar një listë integrale të armiqve.

The Daily Caller raportonte:

Një memo e brendshme e Media Matters for America e marrë nga The Daily Caller zbulon se grupi i mbikëqyrjes së medias së majtë punëson një “ekip te kërkimit te opozitareve” për të targetuar armiqtë e saj politikë. Të përfshira në listën e objektivave janë website-t e se djathtës, grupet e eksperteve konservatorë, financues të shquar dhe donatorë, dhe më shumë se një duzinë punonjësish të Fox News Channel dhe News Corporation.

“Ne do të bëjmë kërkime të gjera në publik dhe do të përpilojmë libra opozitare mbi individët”, deklaron shkresa, me gjasë e shkruar në fund të vitit 2009. Hetimet, thotë ajo, “do të fokusohen në backgroundet, lidhjet, operacionet dhe aktivitetet politike dhe financiare të individëve. ”

Edhe, një tjetër expozé e Daily Caller raporton se një memo e Media Matters kishte sponsorizuar për një projekt që do të hetojë ndër të tjera jetën personale të punonjësve të Fox News.

“Ne duhet të marrim Fox News kokë më kokë në një fushatë të financuar mirë, te stilit presidencial, për të diskredituar dhe vënë në siklet rrjetin, duke e bërë atë të paligjshëm në sytë e konsumatorëve të lajmeve”, thuhet në raport.

“Duhet të punësojmë hetues privatë për të parë jetën personale të drejtuesve te emisioneve të Fox News, prezantuesve, gazetarëve, kontribuesve të shquar, rrjetit të lartë dhe stafit të korporatave”, vazhdonte memo.

Hetimet e Daily Caller’s për Media Matters morën një vëmendje të zgjeruar brenda sferave të medias konservatore dhe të pavarur, ndër te cilat linket e rëndësishëm në Raportin Drudge, mbulimin në Fox News dhe artikuj të shumtë nga ky reporter.

Carlson vetë u shfaq si një mysafir në Fox News për të diskutuar hetimet e tij për Media Matters.

Shpejt, perpara shtatë vjetesh. Media Matters lëshuan dy poste atakuese qe dokumentojnë deklarata te grave, Irakianeve dhe pakicave që organizata i karakterizoi si ofensive. Komentet janë bërë nga Carlson gjatë segmenteve të rregullta në të cilën është thirrur ne Bubba Love Sponge Show, një program radiofonik i njohur për akrobaci të egra dhe biseda politikisht jokorrekte kulturore dhe politike.

“Media Matters më kapën duke thënë diçka të keqe në një radio show më shumë se një dekadë më parë”, u përgjigj Carlson në një deklaratë, duke sugjeruar se kritikët janë të zemëruar, sepse ai nuk pranoi të “shprehte pendimin e zakonshëm ritual”.

Carlson hapi show-n e tij me shikueshmëri të lartë të Fox News, “Tucker Carlson Tonight”, me një monolog prej shtatë minutash duke mposhtur atë që ai e përshkroi si taktika mob duke akuzuar demokratët për përfshirjen në një fushatë “serioze vdekjeprurëse” për të “shtypur” ideologjitë kundërshtare.

“Gjithmonë kemi kërkuar falje kur kemi gabuar dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë,” tha Carlson. “Kjo është ajo që njerëzit e mirë bëjnë. Ata kërkojnë falje. Por ne kurrë nuk do të përkulemi para keqbërësve, pa marrë parasysh çfarë. ”

“Fox News është prapa nesh, siç ka qenë që nga dita e parë”, tha Carlson. “Ashpërsia është një cilësi e rrallë në një rrjet televiziv dhe i jemi mirënjohës për këtë.”

Carlson foli ndërsa grafika e shfaqur në ekran lexonte, “Banda keqbërëse”, “Masa energjike mbi Disidencen” dhe “Hipokrizia Liberale.”

Prezantuesi i Fox News kritikoi politikanët Republikanë qe bëjnë “një imitim mjaft të besueshëm të një partie opozitare”.

“Por në nivelin më të thellë, kjo është e gjitha një gënjeshtër”, tha ai. “Keqbërësit kërkojnë një përgjigje. Shumë shpesh, njerëzit e parë që bëjnë thirrje për shkatërrimin e atij personi janë udhëheqësit Republikanë. E patë me fëmijët e shkollës katolike Covington. Ju e shikoni atë gjatë gjithë kohës. ”

Media Matters ështe e njohur për vendosjen e taktikave kontroversale kundër mediave si Fox News, Breitbart dhe radiot e bisedimit.

Soros ka financuar Media Matters, duke përfshirë dhënien e një donacioni prej 1 milion dollarësh në 2010 “për ta bere Fox News përgjegjës për informacionin e rreme dhe mashtrues që kaq shpesh transmetojnë.

David Brock dikur e përshkroi Media Matters si qëllim për të shpërndare një fushatë të “luftës guerrilase dhe sabotazhit” kundër Fox News.

Veritas.com.al/