Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po informon Presidentin dhe zv/Presidentin e PPE-së si dhe eurodeputetin Hahn në video-konferencën që po zhvillohet në selinë blu.

Basha u ka shpjeguar zyrtarëve europianë përse sipas tij po rrezikohet vota në zgjedhjet parlamentare.

Burime nga brenda mbledhjes thonë se Basha ka përmendur kultivimin masiv të drogës, krimin dhe presionin qeveritar që kërcënon qytetarët.

“Nuk është problemi opozita. Problemet e drogës kanë autorë. Kërcënimi i votës ka përgjegjës”, mësohet të ketë thënë Lulzim Basha.

Ndërkohë, Presidenti i PPE Daul dhe eurodeputeti Hahn kanë shprehur gjithashtu shqetësimin për kultivimin dhe përdorimin  e drogës.

/Veritas.com.al/