Prokurori i përgjithshëm i Arabisë Saudite thotë se të paktën 100 miliardë dollarë janë keqpërdorur gjatë regjimit të korrupsionit dhe janë përvetësuar në dekadat e fundit.

Sheikh Saud al-Mojeb tha se 201 persona janë ndaluar për t’u marrë në pyetje si pjesë e goditjes anti- korrupsion që ka nisur të Shtunën në mbrëmje.

Ai nuk përmendi ndonjë emër nga ata, por sipas raportimeve përfshijnë pricët, ministrat dhe biznesmenët me influencë.

“Provat për shpërdorimet janë shumë të forta”, tha Sheikh Mojeb.

Ai gjithashtu vuri theksin në aktivitetin normal tregtar në mbretëri që është ndikuar nga nja masa energjike, dhe se vetëm bankat private janë ‘ngrirë’ me këtë rast.

Veritas.com.al/