-Pas rastit McCarrick, Bergoglio shtyn përballjen në samitin e shkurtit-

Nga: Riccardo Cascioli /

Nuk do të mjaftoje për Papa Françeskun tani një fare reduktimi i shtetit laikal të ish-kardinalit të SHBA Theodore McCarrick për të qetësuar ujërat dhe për të menaxhuar në mënyrën e vet samitin mbi abuzimet seksuale të klerit të thirrur në Vatikan nga 21 deri më 24 shkurt, me praninë e presidentëve e Konferencave Ipeshkvore të të gjithë botës.

Siç do kujtohet, historia McCarrick një abuzues serial – ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në Kishën Katolike, që nga Shtetet e Bashkuara arriti në Vatikan, deri në Santa Marta, ne rezidencën e Papës. Problemi nuk janë vetëm abuzimet seksuale, kryesisht ndaj seminaristëve, të cilat datojnë që nga viet 80 dhe vazhdojne për më shumë se njëzet vjet. Ajo që është më shqetësuese është se si ishte e mundur që edhe pse ka pasur denoncime dhe zëra insistues rreth homoseksualitetit të tij aktiv dhe abuzimeve, mundi të bëjë një karrierë të shkëlqyer në kishë, duke qenë promovuar deri në Kryedioqezën e Uashingtonit dhe madje nominuar kardinal,qe nga koha e Shën Gjon Palit te II. Është edhe tema tashmë e të famshmes letër-dosier botuar gushtin e kaluar nga ish-Nunci në Shtetet e Bashkuara, Carlo Maria Viganò, i cili ka paditur eksponentë te ndryshëm të Curia-s Romake dhe vetë Papa Françeskun që, edhe pse në dijeni të dosjes mbi McCarrick, i ka dhene detyra të rëndësishme personale për llogari të Selisë së Shenjtë.

Tetorin e kaluar, atëherë, Papa Françesku pranoi dorëheqjen e McCarrick nga kardinalati, por vetëm pasi u shfaq denoncimi që kishte te bente me abuzimet ndaj një të mituri. Dhe tani, pas një procesi-shembull në Kongregacionin për Doktrinën e Besimit, pritet që Papa ta zvogëlojë atë në shtetin laikal. Por ajo që është shfaqur qartë në muajt e fundit është se Papa Françesku do të donte ta mbyllte këtu kapitullin e McCarrick dhe pastaj te kalonte thjesht per të vendosur masat per të evituar qe gjëra të tilla të ndodhin në të ardhmen.Ai ka  mbyllur ne fakt arkivin e Vatikanit per peshkopët amerikanë që donin një hetim radikal, duke shtyrë çdo iniciativë të mundshme pas samitit të shkurtit. Dhe madje edhe në letrën drejtuar peshkopëve amerikanë të 1 janarit të kaluar pikërisht në lidhje me temen e abuzimeve seksuale, është e qartë përpjekja për ta kufizuar problemin e McCarrick vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Arsyeja është e kuptueshme: ka peshkopë dhe kardinalë të lidhur ngushtësisht me McCarrick qe rezultojne në rrethin e miqve të Papa Françeskut. Duke filluar me Donald Wuerl, i thirrur për të sugjeruar kandidatët për ipeshkvnorret në Shtetet e Bashkuara në vend të kardinalit te siluruar Raymond Burke. Wuerl, pasardhës i McCarrick në Uashington, ka mbuluar qartesisht përgjegjësite ne gjithe keto vite dhe pikerisht në ditët e fundit kanë dale dëshmi të reja qe e gozhdojnë. Por eshte edhe kardinali Kevin Farrell, një tjetër i përkëdhelur i McCarrick,qe përveç porporës kishte si “dhuratë” në Romë udhëheqjen e Dikasterit për laikët, familjen dhe jetën.Edhe ai mbajtur ne postin e tij me gjithë pabesueshmerinë absolute te injorancës se pretenduar mbi “vesin” e McCarrick. Farrell,gjithashtu, është edhe përgjegjës për “kthesen homoseksuale” ne takimin e fundit Botëror të Familjes në Dublin, gushtin e kaluar, kur i ftuar për të folur ishte amerikani jezuit At James Martin, i cili ka nisur një kryqëzatë për të futur axhendën LGBT në Kishë .

Pikërisht çështja e homoseksualitetit në klerin është duke ndezur përgatitjet e samitit mbi abuzimet. Është e qartë se Papa Françesku nuk dëshiron të flasë për këtë në asnjë mënyrë dhe ka deklaruar në disa raste se shkaku i abuzimit seksual duhet të kërkohet në klerikalizmin, në praktikë nje abuzim me pushtetin. Dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij kanë shkuar aq larg sa të mohojnë provat, ose qe McCarrick ka pasur marrëdhënie homoseksuale.

Sigurisht një kritike publike që lidh abuzimet seksuale të klerit me homoseksualitetin do të ishte shumë jopopullore në sytë e “botës”. Papa Françesku gjithashtu kohët e fundit ka thene se kush ka tendenca homoseksuale nuk duhet të bëhen prift, por aty eshte ndalur.

Por ekziston frika e bazuar se takimi në shkurt do të përdoret nga ata që do të dëshironin të legjitimojnë homoseksualitetin edhe në klerin: “Mund të jeni priftërinj të mirë edhe pse gay”, është kthimi i modes midis rrymave më progresiste, por me siguri janë kardinalë me ndikim, si gjermani Reinhard Marx, austriaku Christoph Schömborn, amerikani Blaise Cupich, të cilët nuk kanë asgjë për të kundërshtuar. Natyrisht, shmangia nga e folura për një problem te homoseksualitetit në klerin është hapi i parë per legjitimimin e tij.

Për këtë arsye, në javët e fundit ka pasur disa ndërhyrje të kardinalëve të cilët kanë kritikuar qasjen e Papa Françeskut ndaj temes se abuzimeve. Ndër  këta janë dy kardinalet të mbijetuarit e Dubia-s, Walter Brandmüller dhe Raymond Burke.I pari rikujtoi ate qe edhe një raport i detajuar në SHBA ka treguar: 80% e abuzimeve seksuale nuk jane kryer ndaj fëmijëve, por ndaj meshkujve adoleshentë. Do të thotë se lidhja midis homoseksualitetit dhe abuzimit seksual është ” statistikisht e provuar.” Kjo nuk do të thotë se të gjithë priftërinjtë me tendenca homoseksuale janë abuzues te mundshëm, ka theksuar Burke, por është fakt se shumica e këtyre abuzimeve vijnë nga një “debolesë morale”, që nuk ka të bëjë asgjë me klerikalizmin. Edhe më i qartë ish-prefekti i Kongregatës për Doktrinën e Fesë, Gerhard Müller i cili, në një deklaratë të gjatë,ka konfirmuar ndër të tjera se ” belbëzimi i klerikalizmit ose i strukturave te Kishës si shkak, është një fyerje ndaj shumë viktimave të abuzimeve seksuale. ”

Për të ngritur temperaturën edhe më tej, në këto ditë kane zbritur ne fushë edhe shoqata laikësh ,qe kane nisur një peticion online për tja paraqitur peshkopëve që do të marrin pjesë në samitin e Vatikanit. Titulli nuk lë hapësirë për keqkuptim: “Le të ndalojmë rrjetin homoseksual në Kishë”. U lançua nga një shoqatë zvicerane, Pro Ecclesia, e mbështetur nga faqja amerikane LifeSiteNews, por menjëherë rileshuar në të gjitha gjuhët (në italisht nga La Nuova Bussola Quotidiana). Kërkon një sërë masash, duke përfshirë rivendosjen e një artikulli të Kodit të te Drejtes Kanonike të vitit 1917, qe vendoste sanksione të ashpra, deri në reduktimin në shtetin laikal, për klerikët përgjegjës për aktet homoseksuale. Nuk ka gjasa që Papa të pajtohet, por do ta ketë te vështirë për ta lënë temën e homoseksualitetit jashtë derës së samitit.

Veritas.com.al/