Disa media kanë botuar sot detaje ‘të reja’ në lidhje me rezervimin e bërë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në hotelin “Hilton” në Berlin, Gjermani.

Mediat citojnë portalin dosja.al, i cili shkruan se “ka kontaktuar me George George E.V, shefin e rezervimeve në këtë hotel ku ka mësuar se në periudhën kur Gjonaj ka shpenzuar 1900 për të fjetur ka pasur mjaft alternativa”.

“Më 6 qershor? E kush dëshiron të qëndrojë në Berlin, të gjithë janë duke marrë rreze në Bullgari, Spanjë apo Greqi. Në atë periudhë kemi pasur shumë alternative, madje edhe dhoma me 250 euro nata. Por gjithçka rezervohet sipas dëshirës së klientit” – u shpreh George, sipas këtij portali.

Por e gjitha del se është e pavërtetë.

Gazetari i Dita në Gjermani, Bedri Islami kontaktoi hotelin në fjalë për të saktësuar vërtetësinë e këtij prononcimi:

“Fillimisht fola me frau Marija në rezervim, e cila nuk kishte dijeni.

Ajo më lidhi me zonjën Hajn, përgjegjëse e rezervimeve qe me tha se një bisede e tille është e pamundur te jete bere nga i ngarkuari ynë Georg Georg V. Një gjë e tille nuk mund te ndodhe. Është spekulim përmes pyetjeve” – i ka thënë zyrtarja e hotelit, gazetarit.

Veritas.com.al/