Gruaja e çuditshme e Anthony Weiner, zonja Huma Abedin do të bëjë një fytyrë sikur nuk ka ndodhur gjë javën e ardhshme kur do të jetë bashkë- mikpritëse e një show për modën, në favor të boos-es së saj, Hillary Clinton, kandidate për president në Shtetet e Bashkuara. Kjo po ndodh pas njëfarë skandali seksual të të shoqit kohët më të fundit.

Abedin dhe editori legjendat i  Vogue janë përzgjedhur për të kryesuar shfaqjen e të Martes në mbrëmje në “Spring Studio” në Tribeca.

Fashionistët e famshëm Diane von Furstenburg, Tory Burch dhe Marc Jacobs, të gjithë do të jenë të pranishëm për të shfaqur dizajnët e tyre.

Gjithashtu mësohet se do të ketë akses të kufizuar, një festë në tarracë ku do të paraqitet edhe e bija e ish First Lady, Chelsea Clinton në një performancë me këngëtarin Demi Lovato.

Vlera fillestare e biletës për qëndrimin në sallën kryesore kushton 100 dollarë, por thuajse janë shitur të gjitha. Por një opsion tjetër është që bileta të fillojë me çmimin 250 dollarë për secilin në  “backstage” për dy persona duke përfshirë dhe një recepsion për persooonat VIP

Abedin nuk është shfaqur publikisht që të Dielën kur ishte fotografuar duke parë për shtëpi dhe duke bërë selfie bashkë me të birin, Jordanin, 4 vjeç.

Abedin njoftoi se do ta linte Weiner në mëngjesin e ardhshëm, Weiner ndodhet nën hetim për kujdestarinë e fëmijës. Zyrat nga fushata e Clinton konfirmon se Abedin mund të jetë grupin e mbledhjes së fondeve, pavarësisht jetës së saj personale.

(Sipas New York Post)