Nga Edmund DeMarche | Fox News

Humbja e shijes dhe nuhatjes mund të jenë shenjat e hershme te koronavirusit

Humbja e aftësisë për të nuhatur ose shijuar mund të jenë një shenjë që një individ ka koronavirus, sipas një raporti të fundit.

Mjekët Britanikë të Premten paralajmëruan të rriturit që humbasin këto shqisa të izolohen për shtatë ditë, raportoi New York Times. Këta mjekë, specialistë të veshit, hundës dhe fytit, përdorën prova të mbledhura nga ekspertë të tjerë të mjekësisë në të gjithë botën. Ata sugjerojnë të qëndroni të izoluar edhe nëse nuk ka simptoma të tjera.

Koronaviruset konsiderohen si zoonotikë, që do të thotë se ato transmetohen midis kafshëve dhe njerëzve, tha Organizata Botërore e Shëndetit. Virusi mund të ketë simptoma të buta por gjithashtu mund të çojë në pneumoni, sindromë respiratore akute të rëndë, insuficensë renale dhe vdekje, tha organi shëndetësor.

Virusi dihet se prek zotëruesit e tij me nivele të ndryshme ashpërsie. Nuk është e pazakontë për të infektuarit të mos e dinë që kanë virusin dhe dalin jashtë në publik.

Jeffrey Shaman, një studiues në Columbia University Mailman School i cili është bashkëautor i studimit që u shfaq në revistën Science, tha se këto transmetime “te padukshme” luajnë një rol të madh në përhapjen e COVID-19.

New York Times raportoi se të dhënat mbi shijen dhe nuhatjen janë të limituara, por ishte mjaft imponuese për këta mjekë që të ngrinin alarmin.

VERITAS.COM.AL